Pittella përshëndet koalicionin PD-LSI
Zv.presidenti i Parlamentit Evropian – grupi i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, Gianni Pittella, përshëndeti hyrjen e LSI-së në koalicionin qeverisës. Pittella u shpreh se mbështet programin e Ilir Metës dhe të LSI-së për integrimin e Shqipërisë dhe për realizimin e reformave që do ta çojnë Shqipërinë drejt realizimit të procesit të integrimit ne Evropë. Pak ditë më parë, kryetari i grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Martin Shulz, përshëndeti përfshirjen e LSI-së në koalicionin qeveritar. “Për ne të gjithë në Evropë, do të jetë një shenjë e mirë që Shqipëria të perfeksionojë bindshëm rrugën e saj drejt një të ardhme paqësore dhe që njerëzit të mund të shikojnë një Shqipëri me një të ardhme të qartë e të sigurt”, shprehet Shulz.