Piturka: Barazimi, ishte OK
Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Viktor Piturka, deklaroi se barazimi ishte rezultati i duhur në përballjen kundër Francës, pavarësisht se ai këmbëngul që ekipi i tij është munduar që të arrijë fitoren.
“Ne u futëm në fushë për të marrë tri pikët, por duke ditur potencialin e sulmit të Francës, gjëja kryesore ishte që të mos pësonim gol. U munduam të jemi sa më efektivë në kundërsulm, por edhe mbrojtja kundërshtare bëri një punë mjaft të mirë. Të dyja skuadrat morën nga një pikë dhe ky ishte rezultati që meritoi secila skuadër”, tha trajneri i rumunëve, Viktor Piturka.