“‘Topi i Artë’, kandidat është edhe Pirlo”
Për legjendarin e mesfushës portugeze, Manuel Rui Kosta, i vetmi kandidat i denjë që mund t’i rrëmbejë nga duart “Topin e Artë” Kristiano Ronaldos është milanisti Andrea Pirlo.
Ai kërkon të sigurojë tifozët se zërat e merkatos, që e shohin Ronaldon pranë Real Madridit, nuk do influencojnë aspak në paraqitjen e asit. “Ronaldo është një person i fortë psikologjikisht, pastaj s’besoj ka njeri në botë që mund të shpërqendrohet përpara një objektiv kaq të rëndësishëm si Evropiani. Nëse ai fiton do futet në histori, prandaj e di mirë që një rast të tillë nuk mund ta lërë t’i shpëtojë prej duarsh. Si Skolari, edhe djemtë e tij kanë uri për fitore por Kristiano, me sa kam parë, është më i urituri nga të gjithë. “Topin i Artë”? Nëse jepet sot, fiton Ronaldo. Ka fituar gjithçka, por Evropiani i ndryshon gjërat. Rivali kryesor është Andrea Pirlo. Për mua është mesfushori më i mirë në botë”.