Peter Lucas:Edhe sot Shqipëria është rrumpallë
Në një ambient miqsh, njohës të librit, njohës të historisë e politikës shqiptare, është gjendur dje publicisti dhe gazetari amerikan Peter Lucas.
ANILA MEMA
I lindur në Boston nga prindër shqiptarë, me origjinë nga zona e Korçës, Lucas njëkohësisht është dhe autori i botimeve më të fundit në shqip, “Misioni amerikan në Shqipëri” dhe “Rrumpalla”. Janë hedhur në treg nga shtëpia botuese “Bota shqiptare”, e cila dje kishte organizuar edhe ceremoninë e prezantimit të veprave të Lucas. Ai nuk di shqip, padyshim kupton, ndonëse gjatë 20 viteve të fundit Shqipëria dhe politika e saj kanë qenë temat e tij të preferuara. “Jam kthyer shpesh në Shqipëri dhe çdo herë që kthehem më duket interesante. Çdo herë gjej diçka të re, kështu që unë vazhdoj të kthehem dhe të shkruaj për të”, thotë publicisti amerikan. ‘Rrumpalla’ është pseudonimi që Edi Rama i ka vënë kryeministrit, por kjo është e vjetër. Ai libër ka përfunduar në vitin 1990 dhe mendoj se pasqyronte një pamje të asaj kohe”, tregon Peter Lucas në promovimin e dy botimeve të tij. Për botimin “Rrumpalla”, libër të cilin lexuesi ka vetëm dy ditë që e ka marrë në duar, është histori shumë interesante. Sipas vetë autorit, flet për atë që amerikanët bënë këtu. “Eshtë një histori mbresëlënëse që shqiptarët u bashkuan me amerikanët për të çliruar vendin e tyre. Për fat të keq ata në atë kohë ndihmuan komunistët, sepse duhet të luftonin kundër nazistëve dhe këtë bënë ata dhe unë do të dëshiroja që politika shqiptare të bënte diçka për të nderuar Tom Stefan dhe amerikanët e tjerë që ishin këtu në atë kohë. Besoj se kjo ka të bëjë me kohën, sepse pas të gjithave SHBA dhe Shqipëria janë shumë miq tashmë, apo jo dhe kanë bashkëpunime, që politika shqiptare të mos bëjë rrumpallë edhe sot”, tregon Peter Lucas. “Kur unë kam ardhur për herë të parë këtu, në vitin 1986, unë jam ndjerë i çuditur, unë mendova se pashë një planet tjetër, se isha në Hënë. Ishte kaq ndryshe, kaq çuditshëm, kryeministri që ishte në ngarkim në atë kohë kishte kaq pushtet, njerëzit ishin të trembur, ne nuk kishim mikrofona, nuk kishte radio, tv, liri, ishte shumë çuditshëm, dhe unë besoj se i jam referuar kësaj kohe. Kam shkruar dhe gjithnjë më vinte në mendje ajo periudhë. Jam i kënaqur që kam arritur ta regjistroj, sepse gjithmonë i kam vlerësuar njerëzit që kanë pasur mundësi të shikojnë, por sot është shumë ndryshe, edhe pse është përsëri rrumpallë”, thotë më tej Lucas.
Personazhet e Rrumpallës
“Rrumpalla” është një skaner i plotë i shoqërisë shqiptare dhe personazheve politikë që drejtuan dhe drejtojnë vendin në dy dekadat e fundit. Peter Lucas ka qenë në Shqipëri mbi njëzet herë. Këto inkursione nëpër vite i kanë shërbyer atij jo vetëm të njohë në imtësi jetën shqiptare, por edhe të takojë edhe personazhe të politikës shqiptare, më në zë të kohës, të rrëmojë dhe të formulojë mendimet dhe përshtypjet e tij për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Ismail Kadarenë, Sali Berishën, Rexhep Meidanin, Edi Ramën, Gramoz Pashkon, Paskal Milon etj.
TUNGJATJETA, SALI
Sali Berisha pa nga televizori dhe tundi kokën. Po shihnim lajmet në TV shqiptar në dhomën e ndenjjes në apartamentin e tij të thjeshtë në Tiranë. Nuk ishte i lumtur. Ishte tetori i vitit 1991. Lajmi kryesor fliste për presidentin shqiptar, Ramiz Alia. Ai po intervistohej në Itali, ku kishte shkuar për të falënderuar qeverinë italiane për ndihmat me ushqime për të uriturit e vendit të tij. Ekonomia shqiptare kishte falimentuar. Qeveria italiane frikësohej nga numri në rritje i emigrantëve ilegalë shqiptarë që rrezikonin jetën, duke përshkuar detin Adriatik për të zbarkuar në Itali. Pamjet televizive të mijëra shqiptarëve të dëshpëruar mbi anije të tejmbushura kishin ngërthyer vëmendjen e botës.
* * *
Gruaja e Berishës, Liria, erdhi me një tabaka ku gjendeshin dy gota të vogla rakie. Berisha refuzoi dhe kërkoi kafe. Vajza, Argita dhe i biri, Shkëlzeni, ishin në dhomën tjetër dhe një i ri hollak, njëfarë truproje-ndihmësi-shoferi qëndronte tek dera. Gjithçka në apartament dukej e rregullt dhe e pastër. Përjashta ishte kaos. Qeveria e Alisë ishte rrëzuar dhe vendi drejtohej nga një koalicion leqedobët deri në zgjedhjet e ardhshme në janar, kur Berisha dhe Partia Demokratike priteshin, më në fund, të mundnin Alinë dhe komunistët. Ndërkohë, rendi ligjor ishte pothuajse inekzistent. Policia zhdukej në perëndim të diellit. Makinat që nuk ruheshin shkatërroheshin, ose vidheshin. Të huajt plaçkiteshin. Të rinjtë endeshin si tufa qensh të pazot që rendnin pafré rrugicave të errëta të qytetit të vjetër. Shtëpitë nuk kishin ujë dhe drita. Makinat, shumë prej tyre të vjedhura, garonin poshtë e përpjetë bulevardit kryesor të Tiranës pa i ndalur askush. Gjumi në hotel “Tirana” ishte i pamundur, pasi grupe njerëzish pinin gjithë natën përjashta. Dëgjoheshin krisma. Flitej për luftë.
* * *
“Ne u futëm në qeveri, sepse u përballëm me mundësinë e luftës civile”, tha Berisha. “Ne krijuam një qeveri tranzicioni për të shmangur luftën civile. Por, komunistët po abuzojnë me këtë qeveri, ashtu siç abuzuan me të mëparshmen. Strukturat komuniste janë ende në këmbë. Komunistët shkaktojnë trazira, sepse është në interesin e tyre të tregojnë se demokracia nuk funksionon. Ata kontrollojnë policinë dhe, policia është jashtë kontrollit”. Berisha u ngrit dhe fiku televizorin. Sa më gjatë fliste, aq më shumë zemërohej. Rregulloi kravatën dhe e shkoi dorën përmes flokëve të dendur. Shpërndante energji pafund dhe të dukej sikur mund ta thithte gjithë ajrin e dhomës. Meqenëse edhe vetë kishte qenë komunist, tha se e dinte ç’duhej bërë për ta pastruar vendin nga komunizmi. Ai tha se qeveria e Alisë duhej fillimisht të shpërndante Sigurimin. Duhej të dorëzonte kontrollin mbi televizionin dhe radion shtetërore. Dhe, më pas, duhej të hiqte të gjitha simbolet dhe sloganet komuniste nga ndërtesat dhe buzë rrugëve. “Ne po bëjmë ç’është e mundur për ta rrëzuar komunizmin në Shqipëri, ndërsa Alia sillet si alla-Gorbaçov. Ai beson në Partinë Komuniste. Ai nuk është një Gorbaçov, ashtu siç thonë disa socialistë evropianë. Ai është një pseudo-socialist. Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, ne do detyrohemi të marrim një vendim politik. Kjo do të thotë se ne, ndoshta, do tërhiqemi nga qeveria”.
Te varri i Enver Hoxhës në 1986
Varri i Enver Hoxhës ruhej pareshtur me ushtarë. Ndihej mbi varret e tjerë në Varrezën e Dëshmorëve të Kombit, përballë pallatit presidencial, në periferi të Tiranës. Ishte gusht i vitit 1986. Dy ushtarë dhe oficeri që i bënin roje memorialit të Enverit ishin relaksuar. Bisedonin dhe pinin cigare. Ishin të gjatë për shqiptarë, ndoshta një e tetëdhjetë dhe padyshim qenë përzgjedhur për këtë detyrë si rezultat i përgatitjes ushtarake. Kur dalluan afrimin e dy të panjohurve, i lëshuan cigaret dhe qëndruan gatitu pranë varrit. Dy ushtarët që mbanin kallashnikovë “për nder armë”, ndërsa oficeri pushonte njërën dorë në parakrahun e tjetrës. Nuk kishte njerëz të tjerë rreth e rrotull, ndaj edhe shkrehja e ushtarëve ishte e kuptueshme. Poshtë varrit të Hoxhës shtroheshin ato të anëtarëve më pak të rëndësishëm të elitës së Partisë Komuniste. Ashtu siç i shërbenin atij kur ishin gjallë, edhe tani ishin tek këmbët e tij. Edhe të vdekur secili luante rolin e vet. Hoxha në fund të fundit ishte gjenerali i kësaj ushtrie të vdekur. Shokët partizanë kishin gurëvarre më të vogjël krahasuar me pllakat e mëdha të mermerit që përbënin memorialin e Hoxhës. Prapëseprapë, bardhësia e gurëvarreve, lulet e kuqe të mbjella ngado dhe e gjelbra e drurëve rreth e qark kombinoheshin duke krijuar një brerore marramendëse. Mbi pllakën e mermertë të varrit të Enverit ndodheshin disa buqeta me lule të freskëta, vendosur mes dy flamujve kuq e zi...
Edi Rama: Nuk do ndërroja vendin me presidentin e kryeministrin
Edi Rama, kryetari 36-vjeçar i Bashkisë së Tiranës, i ulur para kompjuterit të zyrës, ishte aq i përqendruar në punë sa nuk ngriti as kokën kur na shoqëruan në zyrën e tij. Ajo ndodhej në një prej godinave të ndërtuara në kohën e Italisë, restauruar prej Ramës kur ai ishte ministër i Kulturës. Fasada e ndërtesës ashtu si edhe ngrehinat e tjera qeveritare në qendër të Tiranës, i ishte nënshtruar makijazhit, falë Ramës. Ato tani dukeshin njëlloj si në ditën kur u ndërtuan nga Musolini. Rama ngriti kokën dhe lëvizi një pjesë të trupit që para tryezës. Ai ishte i gjatë, ndoshta 1.93 cm dhe i ngjan së tepërmi aktorit Orson Uells. Ashtu si Uellsi, dhe Rama është mbizotërues.
Rama dëshironte të bënte për Shqipërinë atë çka po bënte për Tiranën, por ai i kuptonte caqet e tij. “Por do më pëlqente të isha kryetar bashkie për njëzet vite, dhjetë për të shndërruar Tiranën dhe dhjetë të tjera për ta bërë të bukur. Kurrë nuk do t’i ndërroja vendet me presidentin apo kryeministrin. Dua të jem kryetar bashkie përjetësisht”. Ashtu si shumë kryebashkiakë të tjerë, Rama e konsideron veten në ballë të ndryshimeve shoqërore, në krye të një pune gjithëpërfshirëse që mund dhe e ndryshon mënyrën e jetesës së njerëzve. Por ndryshe nga shumë kryebashkiakë, Rama filloi karrierën si artist, jo si politikan. “Po bëj të pamundurën për të mos u shndërruar në politikan. Nuk është e lehtë, por mbështetem në thelbin e shkollimit tim. Unë jam kryetar bashkie, por ajo që bëj mua më ngjan me artin. Shtrimi i një rruge, apo ndërtimi i një kinemaje, mund të jetë më lumturues se vendosja e një skulpture në qytete. Apo të ndihmuarit e një zonje të vjetër, muri i kopshtit të të cilës qe shkatërruar nga një shesh-ndërtim më përtej, apo mbjellja e pemëve dhe barit aty ku një javë më parë ndodhej një motel plot me prostituta. Kjo mua më duket art”. Rama nuk mendon se ikja e kaq shumë shqiptarëve është katastrofë, siç mendojnë politikanët e tjerë. Përllogaritjet tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, një e treta e shqiptarëve, legalisht ose jo, lanë vendin për jetë më të mirë në Greqi, Itali dhe pjesë të tjera të Evropës, SHBA-së dhe Kanadasë. Dhe shumë prej të ikurve qenë të rinj dhe profesionistë. "Nuk them se i kemi humbur", thotë Rama për njerëzit që kanë ikur nga Shqipëria. "Unë them se ne kemi përfituar, vështroje në këtë prizëm. Pa ndihmesën e tyre, pa paratë e tyre, Shqipëria nuk do të kishte mbijetuar. Kjo është vetëm një fazë. Ne po kalojmë atë që kaloi Italia 50 vite më parë. Apo edhe vende të tjera. Shqipëria mbërriti vonë", thotë Rama.