E Diel, 1 Nëntor 2026

K. Ronaldo gabon si Sarkozi

Ka qenë e përditshmja angleze “The Sun”, e cila ka bërë të ditur që mesfushori i Kombëtares portugeze, Kristiano 

Ronaldo, i ka dhuruar të fejuarës së tij aktuale Nereida Gallardo të njëjtin set diamantesh që i kishte dhuruar kohë më parë ish të dashurës së tij, Merke Romero. Këtë lajm e provojnë edhe fotot e publikuara në këtë të përditshme. Pra, me pak fjalë, edhe Ronaldo, ashtu si presidenti francez Nikolas Sarkozi, janë autorë të të njëjtit gabim. Mirëpo, e fejuara e Ronaldos nuk e ka mirëpritur këtë dhuratë. Ndërkaq, Mançesteri padit Realin te FIFA. Mançester Junajtid ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë zyrave të FIFA-s, ku ka denoncuar tentativat e klubit spanjoll të Real Madridit për ta marrë në Madrid mesfushorin portugez Kristiano Ronaldo. Me anë të një komunikate për shtyp, klubi anglez i Mançesterit ka bërë të ditur për tifozët e tij se do protestojë për mënyrat jo të pastra që ka përdorur ekipi spanjoll për të bindur Kristiano Ronaldon të veshë fanellën e bardhë. Tani na duhet të presim se cilat do jenë masat që do marrë FIFA ndaj madrilenëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›