E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemajli, kundër Brazilit të mërkurën e ardhshme

20-vjecari Blerim Xhemajli është thirur nga trajneri i përfaqësuese zviceriane Kobi Kuhn për ndeshjen miqësore kundër Brazilit, takim që do të luhet të mërkurën e ardhshme në Bazel të Zvicrës. Mesfushori Xhemajli (4 ndeshje me kombëtaren, asnjë gol) bën pjesë në listën e 27 lojtarëve të thirur nga Kuhn, dhe është hera e parë që ai bën pjesë në planet e Kuhn qysh prej finaleve të Kampionatit Botëror Gjermani 2006. Në listën zviceriane bën pjesë edhe mbrojtësi i Lacios Valon Behrami (21 vjec, 7 ndeshje, 1 gol).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›