E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seko: “Merkato u mbyll, Trezeguet dhe Camoranesi te Juve”

Drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, theksoi edhe njëherë për
mikrofonat e "Sky Sport" se David Trezeguet, për të cilin sipas tij nuk
ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, do të qëndrojë te Juventusi. "Jemi takuar dhe kemi folur pasi u kthye nga pushimet, - tha Seko, - dhe i kemi paraqitur projektin tonë. Ai na ka kuptuar dhe ka garantuar se do të qëndrojë. Ofertë nga Manchester United? Janë vetëm artikuj për të shitur sa më shumë gazeta. Edhe po erdhi një oferte zyrtare, do ti themi jo". Në lidhje me emrat e tjerë për të cilët flitet se do të largohen, Seko është përgjgijur: "Pas largimit të Ibrahimovic thamë që largimet e lojtarëve mbaruan. Juve është një skuadër e fortë. Me Boumsong mbushëm boshllëqet në mbrojtje. Kamoranezi? Deri 15 ditë më parë kishte oferta nga Spanja dhe Franca, por i kërkuam të respektojë kontratën pasi është akoma një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai nuk është merzitur". Ndërsa për zërat mbi ardhjen e Vicenzo Iaquintës te Juventus, Seko u përgjigj: "Kemi pesë sulmuesë në skuadër, janë më se të mjaftueshëm. Edhe merkato e blerjeve ka përfunduar."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›