Spanjë U-21, Saez: “Për fitore në Tiranë”

Trajneri i Kombëtares U-21 të Spanjës, Injaki Saez po përdor sulmuesin e Realit të Madridit, Raul Gonzales si shëmbullin më të mirë për lojtarët e ekipit të tij, në kuadër të përgatitjeve të ndeshjes kualifikuese të Kampioantit Europian U-21 me Shqipërinë, më 1 shtator 2006. Raul e filloi karrierën e tij të shkëlqyer në vitin 1966 si pjesë e formacionit spanjoll që arriti në finalet e Kamionatit Europian U-21 dhe tashmë ka zhvilluar 100 ndeshje me përfaqësuesen spanjolle. Saez beson se djemtë e tij mund të shohin dhe të mësojnë nga sulmuesi i Realit të Madridit. Saez e di si të fitojë një kampionat pasi i ka udhëhequr "spanjollët e vegjël" në fitimin e titullit të vitit 1998, pasi ata kishin fituar më parë në vitin 1986. "Objektivi ynë ishtë thjesht të kualifikohemi për finalet dhe ne duhet të japim gjithcka kemi", tha ai. "Lojtarët e mi janë të pjekur mjaftueshëm për ta kuptuar këtë dhe kanë punuar shumë fort".
Në këtë nivel, megjithatë për Saez trofetë nuk janë qëllimi i vetëm. "Objektivi i ekipit të Shpresave është të cojë talente të reja në skuadrën e të rriturve", tha Saez. "Për momentin, kombëtarja e të rriturve ka pesë lojtarë që mund të luajnë për U-21, por ne kemi thirur edhe lojtarë të U-19, që kanë shanse reale të rriten".
Dy nga lojtarët më të mirë që gëzojnë edhe besimin absolut të trajnerit spanjoll janë mbrojtësi Gerard Pike dhe portieri Antonio Adan, që sapo kanë fituar Kampionat Europian U-19. Të dy bënë një punë të shkëlqyer në finalet e Polonisë dhe fituan nga një vend në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë ditën e premte dhe atë në shtëpi në Alzira kundër
Sllovakisë.
Shqipëria dhe Sllovakia barazuan në ndeshjen hapëse të Grupit 2, një rezultat që i jep shpresa Spanjës të mbërrijë në plejofe muajin e ardhshëm. Saez është i kënaqur me përgatitjet e skuadrës së tij. "Objektivi ynë duket i plotësuar", tha ai. "Unë kam parë gjëra shumë të mira, gola të bukur dhe mbi të gjitha jam shumë i lumtur me punën e bërë".