E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatik Curri: Premiera, vendimtare

I kanë mjaftuar vetëm 45 minuta në atë miqësore të 22 marsit ndaj Gjeorgjisë, për t'u etiketuar si një nga shpresat e kombëtares shqiptare. Debatik Curri, mesfushori energjik kosovar, ka marrë ftesën e tretë për t'u bashkuar me kuqezinjtë brenda pak muajsh, që nga marrja e nënshtetësisë shqiptare. Mirëpo, këtë herë gjërat qëndrojnë ndryshe, pasi nuk bëhet fjalë për një miqësore, si ajo ndaj San Marinos, por për ndeshjet e eliminatoreve të Kampionatit Evropian. "Është një kënaqësi e madhe të marrësh ftesën për t'u bashkuar me kombëtaren shqiptare, e kam pritur me shumë gëzim", është shprehur mesfushori i Vorskla Poltavës mbrëmë në linjë telefonike për "Panorama Sport". Curri pranon faktin se ndehsjet zyrtare të bëjnë të ndihesh më ndryshe dhe se është i emocionuar në prag të takimit me Bjellorusinë. "Është hera e parë që ftohem për të luajtur në një ndeshje zyrtare, dhe sigurisht nuk është njëlloj si të luash në një miqësore. Jam shumë i motivuar dhe do të përpiqem të jap maksimumin, nëse trajneri më jep shansin që të luajë", - shprehet Deatik Curri. Futbollisti ka mbërritur të hënën në mbrëmje në Gjermani pas një udhëtimi të loshshëm, ndërkohë që dy javë më parë kishte pësuar një dëmtim. Megjithatë, cdo gjë duket se është e kauar tashmë, sic e konfirmon edhe futbollisti. "Kam pasur probleme në njërën kavilje, por tani mendoj se cdo gjë ka kaluar dhe ndihem shumë më mirë", - shpjegon Curri. Ndërkaq, mbeten edhe pak ditë nga ndeshja e parë me Bjellorusinë, që do të luhet në Minsk më datë 2 shtator. Një ndeshje që për mesfushorin kosovar të kombëtares kuqezi ka një rëndësi të vecantë, pasi do të diktojë edhe fatin e ndeshjes tjetër me Rumaninë. "Jemi përgatitur mirë deri tani për këtë ndeshje dhe cdo gjë po shkon sipas parashikimeve. E njoh pak ekipin e Bjellorusisë, madje sulmuesi i tyre Kornilenko luan me Dnjepron me të cilin jamë përballur dhe është shumë i zoti, - thotë Curri. – Kemi parë ndeshjen e tyre të fundit në videokasetë. Kam shumë besim se do të paraqitemi mirë dhe do të arrijmë të marrim një rezultat pozitiv. Nuk duhet kurrsesi të humbasim. Kjo është shumë e rëndësishme", - shprehet futbollisti, i cili e parashikon sië shumë të vështirë sfidën me Rumaninë më datë 6 shtator. Megjithatë, Curri pranon se sfida e dytë varet nga rezultati ndaj Bjellorusisë do të ndikojë shumë. "Sfida e parë me bjellorusët është vendimtare. Nëse do të marrim një rezultat shumë të mirë do të mund të jemi shumë të motivuar dhe të karikuar ndaj Rumanisë, - thotë futbollisti. – Sigurisht, duhet ta pranojmë se rumunët kanë një skuadër shumë të mirë dhe do të jetë një sfidë shumë e vështirë, por luajmë në fushën tonë dhe nëse do të arrijmë një rezultat pozitiv në takimin e parë kam përshtypjen se do të paraqitemi shumë mirë ndaj rumunëve. Duhet medoemos të marrim pikë në të dyja ndeshjet, pasi kjo do të na ndihmont shumë në synimet tona". Për sa i përket trajneri të ri të kombëtares, Oto Baric, kosovari e vlerëson, duek u shprehur se ka shumë eksperiencë. Ai është takuar me kroatin për herë të parë gjatë grumbullit të fundi të kuqezinjve në San Marino. "Besoj se është një trajner i mirë. Kam dëgjuar se Baric ka shumë eksperiencë dhe mund t'i japë shumë Shqipërisë. Kam biseduar me të dhe më është dukur shumë i aftë", - përfundon Curri.
----------------
Fatjon Kodra

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›