Pizarro kundër Ronaldos: Nuk respekton rivalët
Mesfushori i Romës, David Pizarro, e ka vlerësuar Kristiano Ronaldon si një futbollist të madh, por është i bindur se mesfushori i Mançester Junajtid ka shumë për të mësuar kur bëhet fjalë për sportivitetin. Kiliani e akuzoi Ronaldon se u tregua arrogant dhe shfaqi mungesë respekti ndaj kundërshtarëve të tij në fitoren 2-0 të Junajtid, gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampioneve, zhvilluar në Romë. Mesfushori portugez ishte protagonist në këtë sfidë, duke arritur të shënojë golin e avantazhit me një gjuajtje perfekte me kokë, ndërsa në fund të takimit mund të shënonte edhe golin e tretë, por topi i ndali nga traversa. Por ai u vërshëllye nga publiku vendas, pasi po i ngacmonte mbrojtësit kundërshtarë me driblime të vazhdueshme.
"Megjithëse ai është një kampion, mbetet shumë arrogant. Ai bën gjëra shumë të shëmtuara në fushën e lojës", u shpreh Pizarro pas përfundimit të takimit. "Kjo është gjëja më e keqe te një futbollist. Në ndeshjen e kthimit do të mundohem t‘i shpjegoj disa gjëra", deklaroi mesfushori i Romës, i cili shprehu besimin se në ndeshjen e kthimit, skuadra e tij do të jepte një paraqitje më bindëse. "Ne luajtëm lojën tonë dhe jemi të zhgënjyer që nuk arritëm të bënim maksimumin në shanset që na u dhanë. Ndeshjet përcaktohen nga disa momente të veçanta, por unë do të isha kurioz të shihja se sa gjuajtje në portë bënë kundërshtarët tanë. Shkoi shumë keq, edhe pse ne krijuam një mori rastesh dhe po të kishim qenë në gjendje t‘i konkretizonim ato, nuk do ta kishim humbur këtë sfidë. Ne vazhdojmë të besojmë në shanset tona për titull dhe Ligën e Kampioneve, ndaj nuk do të heqim dorë", përfundoi Pizarro.
Nga ana e tij, Kristiano Ronaldo u mbrojt duke thënë se nuk kishte asnjëherë si qëllim të turpëronte kundërshtarët e tij. "Unë nuk kam asgjë me kundërshtarët e mi. Këto lëvizje janë vetëm mënyra se si unë e interpretoj futbollin. I kam bërë gjithmonë ato, edhe 3 apo 4 vite më parë kur isha më i ri. Por driblimet janë mënyrë për të mirën e skuadrës dhe asnjëherë për të turpëruar kundërshtarët. Unë u mundova të jepja maksimumin për Mançester Junajtid dhe jo për të dhënë një shfaqje. Kjo është pjesë e asaj që unë jam", ishte shfajësimi i mesfushorit portugez. Sipas tij, Roma ishte përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, por edhe Mançester Junajtid kishte pësuar rritje gjatë 12 muajve të fundit. "Nuk mendoj se duhet të flasim për dobësi të Romës, por për forcën e Mançester Junajtid. Në edicionin e kaluar ne nuk e njihnim Romën, por tani ne ishim perfekt në mbrojtje. Nuk duhet të mendojmë se ka mbaruar gjithçka. Ne kemi një ndeshje tjetër pas një jave e ndonëse një fitore jashtë na ka dhënë besim në kalimin e turit, duhet të sigurojmë plotësisht kualifikimin para se të festojmë", përfundoi ai.