E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino mendon Blerim Xhemailin për mesfushën

Ndërkohë që po mendon të mbyllë sezonin duke siguruar sa më shpejtë mbijetesën në Serinë A, Torino ka hedhur sytë nga merkato. Një përforcim ideal për sezonin e ardhshëm në mesfushë është cilësuar shqiptaro-maqedonasi, Blerim Xhemaili, që aktualisht militon te Boltoni në Premiership. Lojtari me pasaportë zvicerane ka karakteristika të cilat përputhen më së miri me kërkesat e trajnerit Novelino. 22-vjeçari është shumë i aftë si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë të krijimit të lojës. Një reklamë e mirë për të është edhe e kaluara te Zyrihu në kampionatin helvetik, ku ka fituar dy kampionatet e fundit. Xhemaili ka qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, së bashku me Margairaz dhe Inler (ky i fundit është vlerësuar maksimalisht për paraqitjet me Udinezen gjatë këtij sezoni). Këtë vit, mesfushori u transferua te Boltoni, por ishte shumë i pafat në aventurën angleze, pasi një dëmtim në gju e ka mbajtur për shumë kohë jashtë fushës së blertë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›