Qato: Të premten do të kërkoj titullin historik
Kreshnik Qato është shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij, fitores së një titulli ndërkombëtar në një prej federatave më të njohura në botë, WBF. Boksieri ka mbërritur dje në Shqipëri, pasi u ka dhënë fund përgatitjeve disajavore jashtë vendit tonë, ku është përgatitur për këtë sfidën e ditës së premte, në të cilin do të ketë përballë portugezin Vitor Sa. Qato ka deklaruar se do të kërkojë të bëjë maksimumin në këtë ndeshje në vendlindje, ku kërkon të shkruajë emrin e tij mes kampionëve ndërkombëtarë, për të ngritur sa më lart flamurin kuqezi.
"Kam shtatë javë që përgatitem për këtë ndeshje dhe t‘ju them të drejtën, kanë qenë 7 javë ferri të vërtetë. Shtatë javë larg familjes time kanë qenë të vështira, por ishte një përgatitje e denjë për një ndeshje të tillë. Nuk mund t‘ia lejoj vetes euforinë, por ju siguroj se jam në një formë të shkëlqyer, si fizike, ashtu edhe psikologjike dhe mezi po e pres ndeshjen e 4 prillit", u shpreh boksieri 29-vjeçar në një prononcim për "albaniasport.net". Ai ka bërë të qartë se për këtë sfidë është përgatitur pa pasur shumë njohuri për kundërshtarin, por trajnerët e tij kanë marrë informacionin e duhur dhe do të arrijnë ta udhëzojnë drejt suksesit. "Të them të drejtën, unë nuk e kam parë atë në ndeshje, por trajnerët e mi e kanë bërë një gjë të tillë dhe stërvitja 7-javore është ndërtuar pikërisht mbi këto informacione dhe për këtë kundërshtar. Megjithatë, kjo ka pak rëndësi për mua. Ajo që ka rëndësi është se të premten, shqiptarët do të shikojnë Kreshnik Qaton e vërtetë", u shpreh boksieri durrsak, i cili me 4 prill do të ketë mundësinë të tregojë të gjitha vlerat e tij përballë publikut shqiptar në takimin që do të zhvillohet në Tiranë. Kreshnik Qato do të ketë mundësinë të luftojë për dy tituj njëkohësisht në këtë sfidë, pasi do të kërkojë titullin Kampion Bote të WBF-së dhe titullin Kampion Mesdhetar të WBC-së për peshat e mesme. Ky brez i dytë do t‘i krijojë mundësinë boksierit shqiptar të shkruajë emrin e tij mes boksierëve më të mirë, duke e ditur se Federata WBC është më e madhja në botë.
Ndërkohë, edhe kundërshtari i Qatos, portugezi Vitor Sa, ka bërë të ditur se i synon këto tituj të rëndësishëm, ndaj do të japë maksimumin në sfidën kundër boksierit shqiptar. 35-vjeçari ka qenë kampion i Portugalisë për 7 vite radhazi, ndaj do të jetë një rival mjaft i vështirë për Qaton. "Në pamje të parë duket se Qato është i favorizuar, pasi bokson përpara tifozëve të tij. Por për të njëjtën arsye, unë mendoj se presioni mbi të është shumë më i madh sesa mbi mua dhe unë nuk kam asgjë për të humbur, ndërsa ai po. Titulli mesdhetar në WBC është një shans për konfirmim për cilindo boksier, prandaj unë mund t‘i premtoj Qatos se nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë meje të premten", u shpreh Sa.