Ushtaraket Gjykata e Larte vendim unifikues per pensionet
Ushtaraket kane paraqitur nje kerkese ne Gjykaten e Larte duke kerkuar dhenien e nje vendimi unifikues pasi shume prej tyre kane fituar nje te drejte qe i takon gjithe kesaj kategorie. Nje fakt i tille eshte bere nga kryetari i Aleances Kombetare te Ushtarakeve te Shqiperise i cili ne nje interviste per gazeten ka komentuar edhe deklaraten me te fundit te ministrit te Financave per pagimin e pensioneve per ish-ushtaraket. Ai theksoi se eshte paraqitur nje kerkese tjeter prane kesaj gjykate ne muajin qershor dhe synon qe te zgjedhe njehere e mire padrejtesine qe u eshte bere ish-ushtarakeve pasi thuajse cdo muaj nuk i jepen 10 mije leke cdo pensionisti per shkak te llogaritjes se gabuar ne skemen e sigurimeve shoqerore.
Zoti Cako ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi para pak ditesh se ushtaraket jane duke u paguar dhe se ligji nuk eshte i bllokuar. Cili eshte opinioni juaj per kete qendrim
Kur flasim per bllokim te pensioneve duhet ti pergjigjemi problemit te ngritur ne disa plane dhe te shtrire ne kohe. Se pari shume zhurme ligjore eshte bere per rreth 20 vjet dhe vazhdon te behet jo per asgje por per te drejtat e ushtarakeve ne pension te parakohshem dhe te plote pleqerie. Nje paradoks i madh eshte e drejta e fituar nje koncept dhe parim i rendesishem ne fushen e jurisprudences dhe te se drejtes mbi pronen private te vendosur sipas ligjit baze organik Per statusin e ushtarakut ne Forcat e Armatosura votuar me 3/5 e Parlamentit te pare pluralist shqiptar ne vitin 1991 dhe ndryshuar ne vitin 2004 me skeme llogaritjeje te njejte te inkluduar edhe ne ligjet e sigurimeve shoqerore te votuar me shumicen e thjeshte.
Duhet thene se eshte spekuluar shume me te drejten e fituar dhe kjo ka te beje me te drejten e lindur te pakten jo qe nga momenti i statusit te pare te vitit 1991 por pas 2 vjet asistence pra per kontingjentin e pare te ushtarakeve ne pension per rreth 6 vjet deri me 1 janar 1999 nuk eshte bere deri tani asnje pagese. Kjo perben nje shume detyrimi te caktuar por qe shteti nuk e njeh aspak kete detyrim
A ka nje reagim per kete fakt
Per kete nuk ka ende asnje prononcim apo argument juridik nga Ekzekutivi apo Gjyqesori. Duke vijuar argumentet e mesiperme nga fillimi i vitit 1999 shume gjykata kane marre vendime te drejta te formes se prere si ne Tirane dhe ne qarqe te ndryshme. Keto kane vendosur per rillogaritjen e pensionit sipas pages referuese te evidentuar e dokumentuar sipas organeve te Ministrise se Mbrojtjes dhe sipas kartelave te drejtorive rajonale te sigurimeve shoqerore. Diferenca e papaguar varion per cdo ushtarak ne perputhje me pagen referuese koeficientin e indeksimit kontributet e derdhura te sigurimeve shoqerore dhe vjetersine vitet e sherbimit. Me gjithe kete nga nje studim i perafert rezulton mesatarisht nje diference e papaguar rreth 10 000 leke te rinj ne muaj per person per gjithe kete periudhe. Sipas reformes se zbatuar pra grupeve te ushtarakeve te dale ne lirim apo rezerve gjate viteve te ndryshme secilit nuk i eshte paguar nje shume e tille per te cilen shteti eshte debitor.
A ka pasur reagim nga shoqatat e ushtarakeve per kete ceshtje
Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise ka reaguar per kete duke iu drejtuar ne mars dhe qershor te vitit 2010 edhe Gjykates se Larte qe te beje nje vendim unifikues. Argumenti eshte ligjor jo thjesht nje deshire e ushtarakeve pasi ka baze gjyqet e bera me Sigurimet Shoqerore vendimet perfundimtare te formes se prere me Nr. 179 date 29.01.2008 Nr. 905 date 08.05.2008 Nr. 899 date 08.05.2008 Nr. 9774 date 13.11.2008 Nr. 10406 date 02.12.2008 Nr. 2002 date 16.12.2008 Nr. 177 date 31.03.2009 Nr. 1932 date 31.03.2009 Nr. 195 date 09.04.2009 Nr. 1635 date 26.11.2009 Nr. 152 date 04.02.2010 etj. Pjesa me e madhe e tyre jane ekzekutuar nga zyrat permbarimore.
Bazuar ne keto si dhe ne faktin qe ka disa rekurse dhe ne kushtet kur Gjykata e Larte me Vendimin Nr. 60 date 18.01.2005 Nr. 19 date 28.01.2005 me mospranimin e rekurseve te Drejtorise Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Kukes kunder Vendimit Nr. 55 date 30.03.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Kukes dhe Vendimit Nr. 173 date 16.07.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder eshte shprehur lidhur me interpretimin dhe zbatimin e nenit 11 te Ligjit Nr. 8087 date 13.03.1996 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te FA te RSH kemi kerkuar berjen e nje vendimi unifikues.
Mbi cfare baze eshte kerkuar ne Gjykaten e Larte berja e nje vendimi unifikues per pensionet e ushtarakeve
Per kete ka baze ligjore. Eshte zbatimi i nenit 162 te Kodit te Procedures Civile ne Republiken e Shqiperise i cili shprehet Kur per shkak te natyres se marredhenieve juridike qe jane ne konflikt ose per shkak te nje dispozite ligjore efekti i vendimit qe do te jepet shtrihet ne te gjithe bashkendergjyqesit veprimet procedurale qe jane kryer prej disa bashkendergjyqesve kane efekt edhe per bashkendergjyqesit e tjere qe nuk jane paraqitur ne gjykate ose qe nuk kane kryer ndonje veprim ne afatin e caktuar marrjen e nje vendimi unifikues per praktiken gjyqesore. Lidhur me kete duhet te behet interpretimi dhe zbatimi i nenit 11 germat a dhe b dhe nenin 18 te Ligjit Nr. 8087 date 13.03.1996 Per sigurimin shoqeror suplementar te Ushtarakeve te FA te RSH i ndryshuar Nenin 35 pika 1 e 2 dhe 49 te Ligjit Nr. 9210 date 23.03.2004 Per statusin e ushtarakut te FA te RSH nenin 14 27 te Ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 2004 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te FA te RSH te pandryshuar dhe te ndryshuar per trajtimin me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi te ushtarakeve.
Gjithashtu mund te behet interpretimi dhe zbatimin e neneve 15 16 27 29 te Ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te FA te RSH te pandryshuar dhe te ndryshuar per trajtimin me pension suplementar pleqerie te ushtarakeve. Ky vendim unfikues do te shmangte jo vetem veprimet burokratike kohen e humbur por do te kursente miliona leke shpenzime buxhetore per gjyqet dhe kostot e ankimuesve ushtarake.
Po ashtu per rreth 1 vit nuk eshte paguar asnje shtese e pensionit e miratuar me Ligjin Nr. 10142 date 27 qershor 2009 per asnje pensionist ushtarak me pension te parakohshem dhe asnje me pension suplementar pleqerie. Eshte e vertete qe shoqata Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise atakoi 19 nene qe shpien ne perkeqesim te gjendjes ekonomiko-financiare te ushtarakeve ne pension. Po keshtu vepruan edhe disa shoqata te tjera. Ligji i mesiperm nuk eshte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese nuk eshte ngrire apo pezulluar per te cuar ne bllokimin e pagesave te ushtarakeve ne pension. Me gjithe kete duhet thene se perfaqesues te larte te Sigurimeve Shoqerore ne nje emision televiziv ne Top Channel ne vitin 2009 apo edhe ne takime te tjera kane deklaruar se shtesa eshte 100 mije leke te vjeter ne muaj per person me ligjin e ri dhe jo 9 mije leke te vjeter sic shkruhet ne gazeta kohet e fundit. Deri sot nuk eshte paguar asnje qindarke shtese per rreth 1 vit nga qershori i vitit 2009 deri ne qershor 2010.
Kur do te paguhet ky detyrim
Pagesa te prapambetura sipas detyrimeve ligjore pra diferencat e papaguara te prapambetura kane lidhje vetem me rillogaritjen e pensioneve sipas dispozitave ligjore ne fuqi me zbatimin e nje vendimi unifikues dhe heqjes se kufizimeve juridike si per skemen e llogaritjes se pensionit dhe per kufizimet kohore qe kane te bejne me parashkrimet. Le te marrim nje shembull. Nese nuk behen kerkesa dhe dorezimi i dokumenteve per pension deri me 26 qershor 2010 prane institucioneve perkatese Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore keta ushtarake dhe police rrezikojne humbjen e nje viti pension.
Trajtimi i problemit si gjithe te tjeret nuk jep shanse qe ushtaraket te marrin ate qe iu takon diferencat ligjore te se drejtes ligjore te fituar sic u tha me siper. Kjo per arsyen e thjeshte se shtesa me 1 korrikut 2010 eshte ne ate perqindje rritje si te gjithe profesionet e tjera dhe ne shume absolute shkruhet ne gazeta te ndryshme eshte rreth 9 mije leke te vjeter.
Vazhdimi i nje praktike qe cdo 2 vjet eshte miratuar nje ligj ka krijuar vazhdimisht nje pasiguri juridike te ushtaraket. Per kete eshte prononcuar shume mire Gjykata Kushtetuese me vendimin e vitit 2007 por qe per fat te keq nuk eshte zbatuar.
Zoti Cako qeveria thote se po merren pensionet e ushtarakeve por ju keni shkruar se shteti po u grabit djersen ushtarakeve pasi ata nuk paguhen sipas ligjit. Sa e deformuar eshte realisht skema e pensioneve per ish-ushtaraket apo per pensionet e parakohshme
Aktualisht ushtaraket marrin nje pension por jo ate qe u takon sipas dispozitave ligjore. Per ta konkretizuar ka pasur shume propagande apo deklarime te pasakta dhe ne emisione televizive te punonjesve te ndryshem te sigurimeve shoqerore se ushtaraket paguhen me pensione mbi 300 mije leke te vjeter e te tjera. E verteta eshte se ushtaraku ne pension merr pension dhe kjo daton 1 janar 1999. Perfitimi ose pensioni i pare fillon i barazuar ne shkalle vendi pa asnje diferencim me minimalet perkatese 8000 leke per ata ne pension te parakohshem dhe 3500 deri 4000 leke per ata ne pension te plote pleqerie. Sot mbi kete baze llogaritjeje ushtaraku me indeksimet perkatese dhe shtesat simbolike vjetore nuk merr me shume se 12 000 deri 16 000 leke. Deri tani nuk ka asnje llogaritje pensioni nga organet e sigurimeve shoqerore ne perputhje te plote me pagen referuese shtesat per graden ushtarake qe per shume ushtarake mungon koeficientet e korrektimit indeksimet dhe kontributet e detyruar te sigurimeve shoqerore te derdhura nga cdo ushtarak dhe vjetersise se sherbimit ushtarak. Si mundet nje nenoficer te arrije te marre deri ne 25 000 leke pension ne muaj i pakrahasueshem me asnje page dhe kontribut te derdhur te cdo oficeri i cdo rangu qofte Aq me teper qe sot trumbetohet me te madhe se pensioni i ri i nje koloneli qe ka shume kualifikime me rroge dhe kontribute relativisht shume te larta por qe i krahasuar me kapterin del i zhvleresuar pra me pension pothuajse i barabarte me ate te nje nenoficeri. Qe te jemi me te sakte ata marrin vetem nje rritje me rreth 4000 leke me shume. Me kete skeme nuk mendoj se do te korrigjohen gabimet ne llogaritje sepse perdorimi shpesh i termit te titullareve apo specialiste te pensioneve per barazi te pensioneve apo ckane me shume ushtaraket se profesionet e tjera nuk jane argumente premtuese dhe qe te ngrohin ne te ardhmen. Ky profesion eshte simbol kombetar i papolitizuar me plote privacione te lirive te njeriut jo vetem individuale por edhe familjare I betuar per Flamur dhe per Atdhe me pozite e status te vecante kushtetues e ligjor. Ushtaraku ne vendin tone dhe kudo ne bote ushtron nje veprimtari dhe profesion te vecante qe ne baze edhe te mjaft studimeve shkencore ka mjaft veshtiresi dhe rrezikshmeri per jeten pa folur ketu per semundje profesionale si kanceri ulcera semundje te sistemit nervor e mjaft te tjera.
Ata qe flasin per barazi te kujtojne mensat e punetoreve te sistemit te kaluar socialist se te gjithe mund te hane nje cope buke dhe pjate supe me nje cmim simbolik. Ky eshte nje mentalitet sa i vjeter dhe jo profesional po aq edhe i papranueshem ne kushtet e shoqerise se sotme kapitaliste ne vendin tone.
Intervista vijon ne numrin pasardhes
Pergatiti Albert Gjoka
Ne numrin e se martes do te lexoni
Kujtim Cako Reagimi yne per ndryshimet e kuadrit ligjor per ushtaraket
Drafti i ri ligjor per ushtaraket dhe pjesemarrja e grupit te interesit
Reagimi i shoqatave te ushtarakeve per ndryshimet e kuadrit ligjor
Negociatat e AKUSH me Ministrine e Financave per projektligjin
Per me shume na ndiqni ne numrin pasardhes
21 Qershor 2010