E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo Raporte te paqarta Kosove-nderkombetaret

Interviste me ish-ministrin e Jashtem Paskal Milo

RADIO EVROPA E LIRE Zoti Milo fillimisht si i vleresoni zhvillimet e fundit politike ne Kosove

PASKAL MILO Une i ndjek me vemendje zhvillimet politike ne Kosove per shkak te pranise sime te herepashershme mujore ketu dhe padyshim qe Kosova ka nje dinamike zhvillimesh te pandalshme te cilat jane jo gjithnje te parashikuara.
Duke iu referuar sidomos zhvillimeve te fundit kam parasysh edhe fatin e liderit te Vetevendosjes qe u arrestua dhe qe u lirua perseri pas qendrimit te shkurter ne dhomat e paraburgimit ne polici mund te them qe politika e Kosoves ende ndodhet ne nje faze te mungeses se stabilitetit dhe te qendrueshmerise qe duhet te karakterizojne nje shtet te qendrueshem me objektiva te qarta te konsolidimit te demokracise dhe te funksionimit normal te institucioneve demokratike ne statusin ne te cilin ndodhet.
Po te kemi parasysh ketu edhe faktin qe ka pasur kritika per menyren se si po administrohet ajo pjese e sovranitetit te Kosoves qe ndodhet ne duart e institucioneve nderkombetare dhe kryesisht ne ato te Zyres Nderkombetare Civile apo edhe ne statusin qe ka EULEX-i mund te them qe ende ka nje problematike marredheniesh midis institucioneve te Kosoves dhe institucioneve nderkombetare te cilat patjeter duhet te qartesohen. Kjo sepse mungesa e percaktimit te qarte te statusit te marredhenieve midis institucioneve te shtetit te pavarur te Kosoves dhe institucioneve nderkombetare qe monitorojne ne baze te Paketes Ahtisari zhvillimet ne Kosove ben qe shpeshhere te kete ferkime per sa u perket edhe kompetencave gje qe nuk eshte ne te miren e stabilitetit politik te Kosoves.

Kane kaluar dy vjet qe nga hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves por sic thuhet ajo nuk po zbatohet ne gjithe territorin. Disa nga perfaqesuesit e larte te vendit kane thene se shtrirja e kushtetutshmerise ne veri kerkon koordinim me nderkombetaret. Ju si mendoni

Eshte e vertete qe Qeveria e Kosoves e ka te pamundur ne situaten ne te cilen ndodhet qe te ushtroje sovranitetin e plote te saj dhe te shtetit te pavarur te Kosoves ne pjesen veriore te shtetit. Kjo ndodh per shkak se situata atje ka marre zhvillime te vecanta qe u lejuan per fat te keq te beheshin te tilla menjehere pas nderhyrjes se forcave nderkombetare ketu ne Kosove pas clirimit ne qershor te vitit 1999.
Toleranca e atyre viteve tashme ka bere qe situata te jete me e veshtire dhe ku elementet nacionaliste serbe madje do te perdorja nje term ekstremiste nuk kane asnje perqasje racionale per tiu bashkuar perpjekjeve per te krijuar nje shtet te pavarur unik dhe te konsoliduar te Kosoves. Por perkundrazi ato jane vene ne sherbim te synimeve tashme te njohura te autoriteteve te Beogradit te cilat po e instrumentalizojne situaten ne Mitrovicen veriore me qellim qe te pengojne konsolidimin e shtetit te pavarur te Kosoves dhe duke ushqyer endrra qe gjithnje do te mbesin endrra per te rikthyer ne diskutim edhe nje here tjeter ceshtjen e statusit te Kosoves. Pra mendoj se mungesa e stabilitetit ose e integrimit ende te Mitrovices veriore ne shtetin e pavarur te Kosoves eshte nje ceshtje qe do te vazhdoje te mbese e tille edhe per nje kohe tjeter. Per sa kohe do te mbese kjo eshte nje ceshtje relative por nuk besoj se ceshtja e veriut te Mitrovices do te zgjidhet shpejt per shkak te komplikimit te faktoreve nderkombetare per shkak te interesave te ndryshme te vete faktoreve te ndryshem nderkombetare dhe per shkak te diversionit te organizuar qe ben Beogradi jo vetem ne Mitrovicen e veriut por edhe ne enklavat e tjera serbe ne Kosove dhe qe per fat te keq duke qene se institucionet nderkombetare nuk kane nje mandat te qarte per te vepruar ato perpiqen te arnojne.
Dhe duke u perpjekur te arnojne nje politike te vjeter qofte edhe me fije peri te reja ato nuk arrijne qe te plotesojne misionin per te cilin kane ardhur ketu dhe qe eshte ne baze te Paketes Ahtisari qe te ndihmojne ne procesin e konsolidimit te shtetit te ri e te pavarur te ndertojne plotesisht institucionet e ketij shteti qe ne nje moment te caktuar tua dorezojne plotesisht te gjitha atributet e ushtrimit te sovranitetit kombetar. Gjithashtu edhe te ndihmojne ne luften kunder fenomeneve negative sic eshte lufta kunder korrupsionit kunder krimit te organizuar kunder trafiqeve ilegale qofte edhe te qenieve njerezore te luftojne dhe te ndihmojne per krijimin e nje shteti te konsoliduar ligjor i cili kerkon masa te rrepta kerkon programe te qarta kerkon koordinim te shkelqyer nderinstitucional.
Pra me pak fjale EULEX-i ne radhe te pare qe eshte ketu per te ndihmuar ne emer te vendosjes se shtetit ligjor dhe te luftes kunder korrupsionit ne hallka te tilla administrative shume delikate sic jane doganat policia gjykatat duhet patjeter te zhvishet nga disa formulime statutore qe i jane dhene nga faktoret nderkombetare institucionale dhe te perveshe menget mire me qellim qe ti vere ne praktike te gjitha ato synime per te cilat ka ardhur ne Kosove.

Deri me tash pavaresine e Kosoves e kane njohur 69 shtete. Por thuhet se procesin e njohjeve e ka ngadalesuar GJND-ja. Cili eshte mendimi juaj ne kete drejtim

Eshte e vertete se procesi i njohjes nderkombetare te Kosoves eshte ngadalesuar gjate ketyre dy vjeteve por une besoj se menjehere pasi qe Gjykata Nderkombetare te jape opinionin e saj keshillues le te urojme qe ky opinion sic eshte thene te jepet ne fund te korrikut une pres qe te kete nje shtim te numrit te vendeve qe do ti japin njohje shtetit te pavarur te Kosoves. E them kete sepse mjaft vende e kane deklaruar qarte se presin kete mendim cilido qofte ai sepse ai eshte mendim keshillues nuk eshte vendimmarres dhe per rrjedhoje keto vende duan te bejne ate respektimin formal te mendimit te ketij institucioni nderkombetar.

Dhe per fund zoti Milo tashme po flitet per bisedimet mes Serbise dhe Kosoves per ceshtje praktike. Cfare mund te pritet prej tyre

Bisedimet per ceshtje praktike duhet te fillojne sepse ka nje numer jo te vogel te ketyre ceshtjeve qe rregullojne marredheniet midis qytetareve ose qe kerkojne te rregullojne nje status i cili i pengon qytetaret e te dyja vendeve. Po ashtu pengon edhe marredheniet konkrete te te dyja vendeve sic mund te jene marredheniet e zgjidhjes se ceshtjeve te pronesise te tregtise te te kthyerve apo te te zhdukurve apo edhe te mjaft problemeve te tjera teknike qe kane te bejne edhe me problemet e qarkullimit te licencave apo te nje numri problemesh teknike dhe praktike qe qendrojne ne marredheniet ndermjet dy vendeve. Kjo do te ndihmonte rregullimin e ceshtjeve teknike praktike ne marredheniet mes dy vendeve do te ndihmonte shume dhe do te krijonte nje atmosfere tjeter ne marredheniet mes tyre qe eshte edhe e domosdoshme aq me teper po te kemi parasysh se te dyja vendet jane te futura ne procesin e integrimit evropian pavaresisht nga niveli qe kane. Vete Bashkimi Evropian do ti nxise keto dy vende qe te shkojne drejt takimeve drejt bisedimeve per ti zgjidhur keto ceshtje edhe ne kuader te plotesimit te standardeve. Une besoj se qeverite e dy vendeve duhet ta bejne kete sepse ne fund te fundit eshte ne interesin e tyre dhe duhet bere.

22 Qershor 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›