E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia heq vizatpër qytetarët turq

BEOGRAD- Serbia ka vendosur të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Turqisë. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë në Beograd i cili theksoi se vendimi do të hyjë në fuqi ditën e hënë.

“Qeveria vendosi heqjen e vizave për të gjithë qytetarët turq që janë të pajisur me një pasaportë”, tha zëdhënësi Milivoje Mihajllovic.

Qytetarët e Serbisë sërish do të kenë nevojë për viza kur të udhëtojnë drejt Turqisë, por këto viza merren në pikat kufitare.

Lajmi për heqjen e vizave bëhet publik një ditë para vizitës së kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Beograd.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›