Pjesa I/ Vllaznia dominon 2-0 me Tiranen

Vllaznia ia doli me meritë të fitonte pjesën e parë me rezultatin 2-0, falë dy golave të shënuar nga dy yjet e rinj të futbollit shqiptar Gilman Lika dhe Xhevair Sukaj. Është fillimi i minutës së 3-të. Veprime të shpejta sulmuese në krahun e djathtë të sulmit, Kaci harkon brenda zonës, dhe aty Gilman Lika, i cili i shpëton mbulimit të mbrojtjes së Tiranës, Endri Vrapit, duke shënuar golin e parë të takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda. Vllaznia udhëheq 1-0. Entuziazëm i jashtëzakonshëm i tifozerisë së shumtë shkodrane në "Ruzhdi Bizhuta".
Shtyllë rrëqethëse e Sukaj në minutën e 5-të. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metërshit goditi fuqishëm në formë volei, ndërsa topi u ndal nga traversa e portës së Tiranës, për të mos e cuar rezultatin në 2-0. Tirana është në kaos të plotë, por tri minuta më pas ka rastin për të barazuar rezultatin. Duro dha një pas të shkurtër nga goditja e këndit te Hyka, i cili harkon në zonën e Vllaznisë. Daniel Xhafaj goditi fuqishëm me kokë, duke rrahur traversën. Një rast i madh për barazim. Ne te 38', talenti shkodran Xhevair Sukaj fiton një dylyftim shtatlartësie me Endri Vrapin brenda zonës, topin e hedh me kokë përpara dhe bën një ekzekutim perfekt të denjë për një futbollist të madh, duke mposhtur Osmanin për të dytën herë. 2-0. E pabesueshme. "Vllaznia- Ultas" janë ekstazë. Trajneri i Shpresave, Artan Bushati ka pse të kënaqet me yllin e ri të futbollit shqiptar.
KUPA E SHQIPERISE
Ndeshja finale
VLLAZNIA-TIRANA 1-0
Shënues: Lika 3
7 maj 2007, stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
Vllaznia: Grima, Lici, Teli, Osja, Delain, Nallbani, Kaci, Sukaj, Kotrri, Lika,
Trajner: Dervish Haxhiosmanovic
Tirana: Osmani, Vrapi, Sina, Kcira, Fagu, Deliallisi, Mohelebi,
Duro, Hyka, D.Xhafaj, Fortuzi.
Trajner: Sulejman Mema
Gjyqtarë: Rafati (Gjermani), Karsten Kadak, Maik Pikel
Gjyqtar i katërt: Sokol Jareci
KRONIKA E NDESHJES
3' Veprime të shpejta sulmuese në krahun e djathtë të sulmit, Kaci harkon brenda zonës, dhe aty Gilman Lika, i cili i shpëton mbulimi të mbrojtjes së Tiranës, duke shënuar golin e parë të takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda. Vllaznia udhëheq 1-0. Entuziazëm i jashtëzakonshëm i tifozerisë së shumtë shkodrane në "Ruzhdi Bizhuta".
5' Shtyllë rrëqethëse e Sukaj në minutën e 5-të. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metërshit goditi fuqishëm në formë volei, ndërsa topi u ndal nga traversa e portës së Tiranës, për të mos e cuar rezultatin në 2-0.
8' Tirana pranë golit. Duro dha një pas të shkurtër nga goditja e këndit te Hyka, i cili harkon në zonën e Vllaznisë. Daniel Xhafaj goditi fuqishëm me kokë, duke rrahur traversën. Një rast i madh për barazim.
9' D.Xhafaj goditi rrufeshëm më të majtën, por kapiteni i Vllaznisë, portieri Armir Grima e devijoi në goditje këndi.
11' Sukaj i shpëtoi me zgjuarsi mbrojtes së Tiranës, galopoi rreth 20 metra i vetëm përballë portierit Osmani, por në momentin e fundit nuk mundi ta mposhtë atë. Rast i mirë për 2-0.
16' Mesfushori i Tiranës, Erald Deliallisi goditi nga një distancë mbi 30 metra, por sfera përfundoi shumë mbi shtyllën horizontale.
17' D.Xhafaj morri një pas të saktë nga Hyka, por vlonjati i Tiranës nuk mundi ta shtynte topin në rrjetë. E pafalshme për sulmuesin e njohur.
38' Talenti shkodran Xhevair Sukaj fiton një dylyftim shtatlartësie me Endri Vrapin brenda zonës, topin e hedh me kokë përpara dhe bën një ekzekutim perfekt të denjë për një futbollist të madh, duke mposhtur Osmanin për të dytën herë. 2-0. E pabesueshme. "Vllaznia- Ultas" janë ekstazë. Trajneri i Shpresave, Artan Bushati ka pse të kënaqet me yllin e ri të futbollit shqiptar.
41' Kcira i Tiranës ndalon në zonë një top të goditur fuqishëm nga SUlaj, por gjyqtari gjerman Rabati nuk jep penallti. Protesta nga ana e trajnerit të Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanovic.
45'. NJë minutë shtesë në pjesën e parë, ku Vllaznia është dukshëm superiore, ndaj një Tiranë të shthurur dhe pa forcë.
45'+1 Vllaznia-Tirana 2-0. Një pjesë e parë e fituar me meritë nga formacioni shkodran.