Pjesa e pare, Shqipëri- Uzbekistan 1-0

Shënues: Hamdi Salihi 14’
E mërkurë, 11 gusht 2010
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Gjyqtar: Radoniviç (Mali i Zi)
Shqipëria fitoi pjesën e parë 1-0 kundër Uzbekistanit në “Niko Dovana të Durrësit”, falë një goli të realizuar thjesht e pastër nga i zakonshmi Hamdi Salihi në minutën e 14-të (asist i mrekullueshëm i Ansi Agollit).
Për sulmuesin e Rapidit të Vjenës ky ishte goli i tretë rresht në tri ndeshjet e fundit miqësore të Kombëtares dhe i pesti i tij me përfaqësuesen.
Në minutën e 27-të uzbekistanasit ekzekutuan rrezikshëm një goditje të lirë, por veterani Arjan Beqaj reflektoi shpejt duke e grushtuar me siguri sferën.
Pas gjashtë minutash, në të 33’, Erjon Bogdani e zotëroi mjaft bukur topin brenda zonës së vogël, sulmuesi i ri i Cezenës u rrotullua duke goditur me të majtën, por portieri uzbekistanas Nestorov u tregua i vëmendshëm, duke shmangur golin e dytë të Kombëtares sonë.
Ansi Agolli ndërmori një vertikale në minutën e 36-të, mesfushori i Karabakut në Azerbajxhan i dha një pasim të saktë Erjon Bogdanit, i cili gjuajti shpejt, por uzbekët e devijuan në goditje këndi.
Pas vetëm dy minutash, Salihi kombinoi saktë me Klodian Duro, ky i fundit me Agollin, i cili nga e majta e sulmit tonë ftoi Salihin para portës, por sulmuesi goditi jashtë kuadratit.
Minuta e 40-të ishte Bogdani, i cili goditi me kokë, por gjuajtja e tij edhe pse shumë afër zonës, ishte e lehtë dhe pa problem për portierin Nestorov. Një minutë më pas Bogdani fitoi një goditje këndi, ndërkohë që në të 42’, Salihi goditi rrezikshëm me kokë, por pa rezultat.
Një mori e pafund rastesh për Shqipërinë, që deri në këtë minutë, mund të kishte shënuar më shumë se pesë gola.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 11 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili