Besa fiton për herë të parë Superkupën

Besa ka fituar per here te pare Superkupen e Shqiperise, pasi ka mundur 3-1 Dinamon, ne nje finale dramatike per blute e kryeqytetit qe do ta mbyllnin ndeshjen me nente lojtare ne fushen e lojes. Skuadra kavajase e drejtuar nga Shpetim Duro do te përmbyste avantazhin e Dinamos vetem ne pjesen e dyte, duke arritur nje sukses historik ne prag te sezonit te ri te Superliges.
Ne “Niko Dovana” te Durresit do te luhej shpejt qe ne minutat e para, ndersa duhet shume pak qe ekuilibrat te prishen ne fushen e lojes. Jareci do te nxirrte me karton te kuq mbrojtësin dinamovit Peqini, pas nje ndërhyrje te parregullt, duke ia bere te veshtire detyren trajnerit argjentinas Luis Blanko. Gjithsesi, edhe pse me nje lojtar me pak, Dinamo do te mbyllte pjesen e pare ne avantazh, pas golit te Bakaj ne minuten e 41-te.
Me rikthimin ne fushe, Besas do te ishte me kërkuese dhe ne minuten e 64-rt do te gjente golin e barazimit me Pocin, i cili do te dergonte topin ne rrjete nga pika e penalltise te fituar nga Cikalleshi. 10 minuta me pas formacioni i Duros do te permbyste rezultatin me Dhembin, qe do te finalizonte ne menyren me te mire nje aksion te gjate brenda zones. Dinamo kerkon te reagoje, por me te miren do ta merrnin perseri kavajasit, qe do te vulosnin fitoren 5 minuta nga fundi i ndeshjes me golin e trete te shenuar nga Shtini. Koha e mbetur nuk premton asgje, nderkohe qe blute e kryeqytetit do te mbeteshin me nente lojtare pas daljes me karton te kuq te kapitenit Pisha.
Ne fund i gjithe suksesi do te ishte per Besen e drejtuar nga Shpetim Duro qe e ka nisur me nje trofe historik sezonin e ri, duke cuar ne Kavaje perb here te pare Superkupen e Shqiperise.
Të gjitha ndeshjet e Superkupës
1989 Dinamo-Tirana 2-0
1990 Flamurtari-Dinamo 3-3 (5-4 p)
1991 Flamurtari-Partizani 1-0
1992 Elbasani-Vllaznia 3-2 (pas kohës shtesë)
1993 Nuk u luajt. Partizani ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë
1994 Tirana-Teuta 1-0
1995 Nuk u luajt
1996 Nuk u dha: Tirana ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë
1997 nuk u luajt
1998 Vllaznia-Apolonia 1-1 (5-4 p)
1999 Nuk u luajt. Tirana ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë
2000 Tirana-Teuta 1-0
2001 Vllaznia-Tirana 2-1
2002 Tirana-Dinamo 6-0
2003 Tirana-Dinamo 3-0
2004 Partizani-Tirana 2-0
2005 Tirana-Teuta 0-0 (5-4 p)
2006 Elbasani-Tirana 0-2
2007 Tirana-Besa 4-2
2008 Dinamo-Vllaznia 2-0
2009 Tirana-Flamurtari 1-0
2010 Dinamo-Besa 1-3
Fituesit e Superkupës
8 Tirana
2 Vllaznia
2 Flamurtari
2 Dinamo
1 Partizani
1 Elbasani
1 Besa
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 19 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili