Pjesëmarrja e Greqisë në TAP, Turqia hedh hije dyshimi
Turqia nxit vendet e interesuara dhe të përfshira në projektin TAP, të vënë Greqinë në një monitorim rigoroz, me qëllim që të sigurohet suksesi i këtij gazsjellësi.
Presidenti i Komitetit Kombëtar turk në Këshillin Botëror të Energjisë, Suresh Ozden tha për agjencinë e lajmeve Anadol, se “Situata ekonomike në Greqi duhet të monitorohet nga afër për të siguruar të ardhmen e gazsjellësit TAP”.
Sipas tij, "në rast se Greqia dështon për të paguar borxhet e saj, e ardhmja e tubacionit TAP duket ogurzezë".
Sipas mediave greke që transmetojnë këtë deklaratë, nëpërmjet saj, Turqia përpiqet të komplikojë një pjesëmarrje të qetë të Greqisë në program, dhe pse jo, të anulojë pjesëmarrjen e saj në projekt.
Sipas mediave, qëndrime të tilla ndoshta janë një ndihmë e tërthortë për rivendosjen në plan të pare, të konsorciumit që u tërhoq dhe që promovon një tjetër drejtim të gazsjellësit, përmes Bullgarisë, Rumanisë dhe Austrisë.