E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurostat: Rritje e re papunësisë në Eurozonë dhe Greqi

Shërbimi statistikor i Bashkimit Europian, Eurostat bën të ditur se niveli mesatar i papunësisë në eurozonë ka arritur 12,1% në muajin maj, duke shënuar një rritje të vogël në raport me prillin, ndërsa në tërësinë e BE-së ky nivel mbeti i pandryshuar, në 10,9%. 

Niveli mesatar europian i papunësisë në muajin maj ishte 12% tek meshkujt, 12,2% te femrat dhe 23,8% te të rinjtë e moshës nën 25 vjeç. 

Ndërkaq Greqia shënon 26,8% të papunë të popullsisë aktive, po sipas këtyre të dhënave. 

Në Greqi, papunësia tek meshkujt ishte 24,1%, te femrat 30,4% dhe tek të rinjtë nën 25 vjeç, 59,2%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›