Pjeter Arbnori, dhimbja e pamatur
Pjeter Arbnori lindi me 18 janar 1935 ne Durres, dhe vdiq me 8 korrik 2006 Napoli, Itali, ishte nje shkrimtar dhe politikan shqiptar.
Ne vitin 1958 filloi Pjeter Arbnori te punoje si mesues, por ne vitin 1954 u lirua nga puna per shkaqe politike. Me pas punoi per disa vjet si punonjes ne fusha. Me vone iu lejua te studioi me korrespondence Fakultetin Filologjik ne Universitetin e Tiranes, te cilin e kreu ne vitin 1960. Po ne vitin 1960 Pjeter Abnori i ra ne sy Sigurimit. Ne vitin 1961 u denua me vdekje, per perpjekjen e themelimit te nje grupi Socialdemokrat. Denimi u shnderrua me vone ne burgim te gjate. Arbnori i kaloi 28 vjet ne burgun e Burrelit. Aty ne kushtet me te veshtira shkroi nje pjese te madhe te vepres letrare te tij.
Ne gusht te vitit 1989 u lirua nga burgu. Ne janar te 1990 mori pjese ne Shkoder ne demonstratat kunder pushtetit komunist. Po ne te njejtin vit ishte bashke-themelues i Partise Demokratike. Prej vitit 1991 deri me 2001 i takonte parlamentit shqiptar, te cilin edhe udhehoqi prej vitit 1992 deri me vitin 1997.
Pjeter Arbnori vdiq nga vuajtjet e zemres, per shkak te cilave kishte shkuar ne kure ne Itali. Ai ishte i martuar dhe kishte 2 femije.
Vepra letrare
* "Kur dynden vikinget", novele, 1993
* "Mugujt e mesjetes", roman, 1993
* "Bukuroshja me hijen", novele, 1994
* "E bardha dhe e zeza", roman, 1995
* "E panjohura", Vdekja e "Gebelsit" novela, 1996
* "Shtepia e mbetur pergjysme", roman, 1997, per te cilin Pjeter Arbnorit iu shtuan dhjete vjet burg.
* "Vorbulla", roman, 1997
* "Leter nga burgu"
* "Nga jeta ne burgjet komuniste" (studime historike 1992)
* "Brajtoni, nje vetetime e larget", roman, 2000
* "Lufta per te mbetur njeri", intervista, 1990-2000
* "Historia e Anglise", Andre Morua, perkthim, 1996
*******