Pjetër Koleci, ekspozitë personale në Romë
Autori i Lajmit: red.
Në mjediset e ambasadës së Shqipërisë pranë Republikës së Italisë në Via Asmara nr. 5 - 00199 – Romë, u hap ekspozita personale e piktorit Pjetër Koleci. Piktori lindi më 25 janar 1964 në një fshat, që u bë i njohur në gjithë Shqipërinë, sepse i fali vendit Poetin Kombëtar: në Fishtë. Ndërsa ekspozitën e parë e hapi në Troshan. Vijoi, pastaj, shkollën e mesme e artistike Prenkë Jakova në Shkodër, ku u specializua në pikturë tekstile e më pas edhe Akademinë e Arteve, në Tiranë. Që më 1996 jeton në Trevizo të Italisë, ku merret me pikturë murale. Stili i tij afrohet me atë të eskpresionizmit abstrakt amerikan, me penelata të shpejta e të pasura në lëvizje. Përdor kryesisht të kuqen e të zezën, për të theksuar kontrastet ndërmjet planeve të ndryshme e, ndoshta, edhe për arsye të tjera, që e lidhin me tokën e vet. Ekspozita mund të vizitohet deri më 14 shkurt 2009, në orarin 11.00-13.00: 16.00-20-00.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009