E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-Bogdani: “Rama, diktator i fjalës së lirë”

Autori i Lajmit: red.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në një konferencë për shtyp u shpreh se Rama po e shndërron një televizion kombëtar në një tellall të tij. Sipas Bogdanit, shifrat e monitorimit të mediave dhe të këtij kanali tregojnë se Rama është diktator i fjalës së lire, sepse në mediat e kontrolluara prej tij censura shtrihet edhe për partitë e spektrit opozitar, që nuk janë dakord me linjën e tij. Bogdani shtoi gjithashtu se po censurohet një pjesë e mirë e veprimtarive të mazhorancës në një televizion kombëtar, siç bëhej në kohën e diktaturës në një televizion shtetëror. Shndërrimi i këtij televizioni kombëtar në një mjet mediatik të Ramës është dëshmi e privatizimit të Ramës ndaj fjalës së lirë dhe pavarësisë së mediave të lira, u shpreh Bogdani.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›