Finesat që nuk e lodhin Tedi Papavramin
Autori i Lajmit: Shkëlzen Maliqi & Diana Bunjaku
Sezoni koncertal i vitit 2009 fillon me një befasi nga violinisti i njohur Tedi Papavrami, i cili jeton në Francë. Nuk është hera e parë që ai vjen në Prishtinë, para dy vitesh ka mbajtur një koncert me Filarmoninë, kurse tani do të prezantohet me koncert solistik. Evenimenti vjen në regjinë e fondacionit “Argjiro”, i cili organizon festivalin në Gjirokastër që bazohet në idenë e gërshetimit të muzikës popullore polifonike dhe asaj serioze me moton “muzika e dy botëve”. Koncerti i Tedi Papvramit do të mbahet të premten, më 6 shkurt, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00. Me maestron kemi bërë një intervistë ekskluzive përmes postës elektronike.
Tridhjetë e tre vjet jeni me violinën. Një karrierë e bujshme, koncertesh, suksesesh. A është ende brenda jush ai gjeniu i vogël që zbulonte fshehtësitë e muzikës, për të tërhequr pastaj audiencën? Apo të jesh maestro i madh është bërë tashmë diçka si rutinë, por që ende mrekullon publikun?
Në fakt, gjëja kryesore dhe e pashtershme është vetë muzika, ngase të gjitha krijimet e kompozitorëve gjenialë, në vete përmbajnë brenda thesare të pafund ndjenjash. Në qoftë se të duket që bie në rutinë, kur ke fatin të luash me dhjetëra kompozitorë, ndërkohë që veprës së secilit nga këta i është dashur një jetë e tërë talenti e pune të pafund që të formohet është më se e qartë se më mirë është të zgjedhësh një zanat tjetër.
Si e organizoni programin interpretues? A keni kompozitor të preferuar në repertorin tuaj, apo vazhdimisht kërkoni të gjeni përjetime të reja. Sa është Papavrami aventurier në interpretimin e muzikës?
Shpeshherë organizatorët kanë kërkesat e tyre se ndjekin një linjë epoke ose historie në programin e tyre. Ndodh që mësoj vepra të reja për t u përputhur me këto kërkesa e herë - herë janë ata që ndjekin propozimet e mia. Në zanatin e interpretuesit ka shumë përsëritje, megjithatë mua nuk më lodhin këto finesa. Kujtoj se kur je në kërkesë dhe studion vazhdimisht, çdo gjë mbetet e re.
Thonë se bota e muzikës është shumë ngazëlluese, por edhe e pamëshirshme në kërkesa. A mendon se mjafton talenti muzikor që të kesh suksese në këtë botë, apo duhet të kesh edhe talente të tjera, p.sh. të gjesh agjentët që e kryejnë me përpikëri këtë punë? Në botën shqiptare ende i kemi raportet e egra rreth raporteve të talentit, edukimit përkatës, bursave, tregut, publikut etj. Çfarë ka qenë kryesore në suksesin e Tedi Papavramit?
Talenti, fatkeqësisht, nuk mjafton, nëse nuk e kultivon atë. Njoh njerëz që janë muzikantë të rrallë dhe që bëjnë pak koncerte, ndërkohë që të tjerët, relativisht mediokër, luajnë në skenat e mëdha me orkestrat më të mëdha. E kam gjithnjë vështirë ta pranoj këtë, por kështu është. Vetë jam edukuar kështu dhe nuk ndryshoj dot, sepse nuk është në natyrën time. Jam edukuar kështu që ta vë energjinë time në shërbim të muzikës dhe studimit, e jo të relacioneve që mund të më ndihmojnë të bëhem i njohur. Njoh kolegë që e kalojnë ditën duke dhënë telefonata e duke ftuar për drekë njerëzit që mund t i ndihmojnë të luajnë, kjo jep efekt ndoshta në karrierë, por jo edhe në lojë. Mua më intereson më shumë ajo që bën njeriu në instrument, jo aftësitë komerciale të tij, ky është një zanat krejt tjetër. Ajo që ka qenë kryesore tek unë, në qoftë se mund të flasim për suksese, është pikërisht fakti se disa njohës e njohin këtë përkushtim nga ana ime. Por megjithatë karriera ime është relativisht konfidenciale dhe për njohës të muzikës.
Besoj se e njihni skenën muzikore në botën shqiptare. A kanë Shqipëria dhe Kosova si vende në tranzicion dhe me mentalitet provincial, probleme që, sipas jush, do të mund të ndryshonin, p.sh. sa i përket edukimit të brezit të ri?
Në fakt, qendra e jetës muzikore të një vendi nuk janë solistët, por orkestrat. Është një rrugë e vështirë dhe e gjatë që të formosh orkestra të mira, sidomos kur prioritetet ekonomike nuk janë në këtë fushë. Duhen salla pune, koncerte të mira, rroga për muzikantë, përzgjedhje e mençur e dirigjentëve që do të punojnë me orkestrën dhe një dozë ideali nga vetë muzikantët, sepse ndodh shpesh që të gjitha këto nuk mjaftojnë. Fatkeqësisht, sot muzika klasike, edhe në qytetet më me traditë në Evropë, jeton në shumicën e rasteve në sajë të sponsorëve dhe ndihmave shtetërore. Në një shoqëri ideale muzika, letërsia dhe artet figurative duhet të ishin në epiqendër të jetës së një qyteti. Fatkeqësisht, misioni edukativ në kulturë nuk hyn në logjikën ekonomike dhe ky është një problem botëror, sigurisht, edhe më i theksuar në vendet në vështirësi ekonomike. Por sikur të paktën në shkollë të viheshin fëmijët në kontakt me muzikën klasike, pikturën dhe këto fusha që janë rrënjët e identitetit njerëzor, ashtu siç mësohet logjika e paevitueshme e matematikave (të cilën grekët e vjetër e vinin në të njëjtin plan me muzikën), mbase diçka, sado e vogël, do të ndryshonte dhe do të hapeshin horizonte të reja tek disa.
Çfarë emocione keni para koncertit në Prishtinë?
Në fakt, para çdo koncerti jam i preokupuar nga përgatitja dhe dua të luaj sa më mirë, kudo që të jetë, ngase emocionet e skenës nuk anticipohen. Kam kujtimin e një pritjeje jashtëzakonisht të ngrohtë dhe prekëse të koncertit të fundit që dhashë në Prishtinë me orkestër, por urimi i vetëm që kam është që njerëzve që vijnë për të më ndjekur mua, t u jap kënaqësinë dhe ëndrrën nëpërmjet muzikës.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009