E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjolli: Vrava familjen për vetëmbrojtje

Gruan e vrava për vetmbrojtje pasi ajo kishte një pistoletë poshtë jastëkut me të cilët donte të më vriste, ndërsa vajzën e kam vrarë pa dashje. Kështu është shprehur në seancën paraprake të masës së sigurisë Pjetër Pjolli i akuzuar për vrasjen e gruas Marie dhe vajzës Kristiana Pjolli, dy ditë më parë. Por në bazë të procesverbaleve te keqyrjes se kufomave, rezulton se vdekja e vajzes kishte ardhur nga frakturat e renda ne koke si pasojë e goditjes me mjete të forta, ndërkohë që nuk kishte shenja plumbash.

Nderkohe që bashkeshortja Maria krahas frakturave ne koke me mjete te forta qe i kishin shkaktuar vdekjen është qëlluar edhe me 3 plumba.Sipas ekspertizes bien poshte pretendimet e të pandehurit Pjeter Pjolli se vajzen e kishte vrare nga pakujdesia me armen e zjarrit,pasi ai vete nuk kishte shenja gervishtjesh apo dhune qe te vertetonin se ka patur përleshje fizike me të dy viktimat ashtu sic pretendon ai.

"Nuk e kam pasur qellimin e vrasjes. Kam bere sherre me perpara. Vrasja ka qene per momentin qe kam pare pistoleten. Une e kam marr pistoleten, sa te me vriste ajo mua, e kisha vrare une. E bera per vetembrojtje", tha Pjeter Pjolli, autor i vrasjes se dyfishte.

"Krijohet dyshimi i arsyeshem se shtetasi Pjeter Pjolla ka kryer vepren penale per te cilen ai dyshohet. Ne kuptim te nenit 228, paragrafi 2, i kodit te procedures penale nuk ekzistojne shkaqe per te ndryshuar vepren penale. Masa e sigurimit per personin e arrestuar vleresojme se duhet te paracakohet per te parandaluar rrezikun e ikjes se personit ne hetim", u shpreh Arjola Ymeri, prokurore e ceshtjes.

"Gjykata perfundimisht vendosi vleresimin e ligjshem te arrestit ne flagrance, dhe si mase sigurimi ate te arrestit ne burg", beri te ditur vendimin gjyqtarja Marina Rraboshta.

Gjykatesja Marina Rraboshta ka vendosur vleresimin të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe masën e sigurisë burg pa afat ndaj 46 vjecarit Pjeter Pjolli. Marie Pjolli punonte si argate nepër familjet e fshatit per te siguruar jetesen. Ndersa kryefamiljari vrases nuk punonte dhe jetonte ne shtepine qe prinderit e Maries i kishin lënë vite më parë në fshatin Samrish.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›