E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackitnin kasetofone makinash, nje ne pranga

Gjirokaster- Plackitnin kasetofona makinash, zbulohet grupi i hajduteve profesioniste. Nje person u arrestua ne flagrance dhe nje tjeter bashkepunetor, u shpall ne kerkim policor mengjesin e dites se djeshme. Burime zyrtare thane se Klodian Cobo 22 vjec, banues ne Gjirokaster, u ndalua pasi se bashku me Mikel Cinga, kane vjedhur me thyerje kasetofonet e tre automjeteve ne pronesi te A. C., A. Dh., dhe E. A., banues ne lagjen "18 Shtatori" te Gjirokastres. Gjithashtu dyshohet se te rinjte kane vjedhur materiale pune edhe ne bagazhin e automjetit te E. A., dhe konkretisht nje troko, nje trapano, adoptor, punto, nje doreze kompresori, trapano kompresor, trok te vogel, etj. Nje pjese te materialeve rezulton se pas vjedhjeve te kryera te dyshuarit i shisnin ne tregun e zi me cmim te lire. Akuza e ngritur eshte "vjedhje e kryer ne bashkepunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›