Terrorizoi fshatin me "Kallash", pranga "te fortit"
Tepelene- Terrorizonte fshatin me "Kallash", dorezohet pas rrethimit policor i dyshuari. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Nivice, te komunes Kurvelesh te Tepelenes, mbremjen e se martes, kurse policia u njoftua nga banoret e zones, qe denoncuan Viktor Veshin 36 vjec, per prishje te rendit dhe qetesise publike. Ne vendin e quajtur "Lufe" kane shkuar dhjetera forca policore, qe evakuuan banoret dhe rrethuan te dyshuarin i cili banonte ne te njejtin fshat. Pas paralajmerimit dhe negociatave disa minuteshe, Veshi eshte dorezuar se bashku me armen e krimit, nje automatik "Kallashnikov" qe e mbante pa leje, se bashku me karikatorin me fisheke. Hetimet ndaj 36-vjecarit po kryhen per veprat penale te "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake" dhe "prishje e rendit e qetesise publike".