E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e humbur, pyetet dhe halla

KUKES- Policia e Kukesit merr nen hetim nje nga te afermet e vajzes 6-vjecare, te humbur prej mbremjes te se shtunes ne rrethana misterioze. Hetimet jane perqendruar ne pisten e rrembimit te mundshem per qellime kriminale, pas deshtimit te kerkimeve te rreth 500 banoreve dhe forcave policore ne zonen e Zapodit, Kukes dhe pertej kufirit qe te lidh me Kosoven. Burime policore thane se kane marre disa here ne pyetje hallen e vogelushes, e cila ka qene prezent me te mituren, gjate kohes qe ka ndodhur humbja. Bleona Mata kishte dale bashke me nje grup shoqesh te fshatit dhe hallen, per te ruajtur bagetite, ndersa gjate kerkimeve u gjet vetem xhupi dhe qesja me buke. Familjaret deklaruan se i tremben nje rrembimi te mundshem te vajzes me bishtaleca, pasi fshati me i afert kufitar eshte vetem 500 metra me tej Zapodit. Megjithese jane vene 500 mije leke shperblim per informatoret qe do te jepnin te dhena te sakta, ende nuk ka asnje gjurme te vogelushes. Nje informacion se ne komisariatin e komunes Dragash te Kosoves ndodhej nje femije rezultoi i padobishem, pasi nuk behej fjale per Bleonen e vogel. Por pas disa oresh kryepolici i Kukesit, Xhaferr Elezei, deklaroi se nuk behej fjale per vajzen e humbur. Policia sqaroi se jane 6 persona te shoqeruar dhe qe jane marre ne pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›