Plackitnin vareset e grave, dy ne pranga
Grabisnin varese dhe bizhuteri me vlere nga trupi i grave, ne pranga dy hajdute. Njeri prej tyre eshte arrestuar ne Tirane e tjetri ne Elbasan. Policia e Tiranes tha se ka vene ne pranga 23-vjecarin Durim Onuzi, pasi rreth ores 14:30 minuta te dy diteve me pare, ne rrugen "Mihal Grameno", i ka vjedhur varesen e floririt nje gruaje 62-vjecare. Pas kesaj, ai ishte larguar por kane qene patrullat e Komisariatit numer 1, qe e kane vene ne pranga. Nderkaq, Policia e Elbasanit arrestoi dje Emin Xherrin, 19 vjec, nga lagjja "Visarion Xhuvani", pasi ne lagjen "Aqif Pasha", i ka grabitur me dhune nga qafa varesen e floririt kembesores Natasha Sh., 55 vjece, nga lagja "Haxhias". Pas kryerjes se veprimeve te para hetimore, policia ka zbuluar autorin e dyshuar dhe e ka kapur pas disa oresh. Gjate marrjes ne pyetje nga oficeret, 19-vjecari ka pranuar se ka vjedhur edhe lokalin ne pronesi te Redi B., ne lagjen "Kala" te qytetit.
A. C/F. S
A. C/F. S