E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutet bastisin Shtepine e Kultures

Hajdutet nuk kursejne as Shtepine e Kultures ne Peqin. Persona ende te paidentifikuar nga policia kane vjedhur me thyerje, ambientet e godines ne kete qytet, duke shkallmuar me pare me mjete te forta deren kryesore. Pasi kane depertuar ne brendesi, ata kane grabitur mikserin e fonise, me vlere 60 mije leke dhe kane shkaktuar deme te tjera materiale. Policia ka fiksuar gjurmet daktiloskopike te hajduteve, por nuk ka mundur t'i identifikoje. Vjedhja e institucioneve eshte kthyer ne procedure te zakonshme per hajdutet ne Qarkun e Elbasanit. Nderkaq qe gjate nates ne qytetin e Kavajes, persona te paidentifikuar kane vjedhur me thyerje nje lokal. Sic bejne te ditur burime zyrtare nga policia, ne lokalin "Relax", eshte vjedhur nje televizor "Philips". Policia eshte njoftuar ne mengjes nga pronari i kafese, ne momentin kur ka shkuar te nise punen. Policia tha se, eshte duke bere hetime per gjetjen e autorit te vjedhjes.

A. C/F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›