Rama në Lezhë: PS sjell ndryshimin

Partia Socialiste ka vijuar turin e antarësimeve të reja, ku ndalesa e radhës ka qenë qyteti i Lezhës. Lideri i opozitës Edi Rama gjatë fjalimit të tij deklaroi se ndryshimi vjen duke larguar mazhorancën aktuale e cila po prodhon vetëm varfëri, papunësi dhe korrupsion.
“Shumë njerëz mendojnë gabimisht sipas meje që varfëria, papunësia, korrupsioni janë arsye të mjaftueshme që ndryshimi të ndodhë. Por në fakt varfëria, papunësia dhe korrupsioni janë aleat me të mëdhenjtë qeverisës e sotme. Sepse pushteti sot kalëron mbi varfërinë, mbi papunësinë, mbi korrupsionin dhe duke i pasur njerëzit e varfër në gjendjen që luftojnë për bukën e gojës e ka me të lehtë t`i kërcënojë. Duke i pasur njerëzit e zakonshëm lidhur peng mbas zixhirëve të korrupsionit e ka me të lehtë ti mbaj pa shpresë" tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama ka kërkuar ti hapet rruga një politike të re sidomos në shëndetësinë apo shërbime të tjera publike, politike kjo që vetëm programi për një rilidnje shqiptsre mund ta ofrojë.
" Duhet ti hapim rrugë një politike të re mbi shëndetësinë dhe shërbimet publike, ku këto shërbime ti jepen njerëzve sipas nevojës jo sipas mundësisë për të paguar, kur ata nuk kanë mundësi për të paguar" theksoi Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste në fund të takimit shpërndau teserat për 1114 të rinj lezhianë.