E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, lihen të lirë dy policët kosovarë

Dy policet kosovare ne momentin e arrestimit

Dy policët kosovarë që u arrestuan të shtunën nga Policia Kufitare Serbe janë liruar.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi.

Dy policët i janë dorëzuar EULEX-it, ka thënë ministri Rexhepi.

Rexhepi ka thënë gjithashtu se të dy policët pritet të kthehen në Kosovë sot pasdite.

Ai gjithashtu ka thënë se  lajmin ia ka përcjellë shefi i EUELX-it, Xavier Bud De Marnhac.  / Koha.net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›