Tiranë, hidhet nga kati i katërt 37-vjeçarja

Foto ilustruese / Arkiv
Një 37-vjeçare është hedhur nga ballkoni i katit të katërt të një pallati.
Sipas burimeve, Enkeleda Sarxhaku është hedhur nga një pallat në afërsi të shkollës Kushtrimi i lirisë dhe ka mbetur e plagosur.
Sipas banorëve të zonës, 37-vjeçarja nuk ishte banore e pallatit.
Banorët e lagjes i kanë dhënë asaj menjëherë ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në spital.
Policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes. / G.N.