E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos një 19-vjeçar, prangoset autori

Policia e Shkodrës ka prangosur paraditen e djeshme, autorin e ngjarjes së një nate më parë ku mbeti i plagosur një 19-vjeçar. Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit është arrestuar në fshatin Zogaj, 21-vjeçari Endri Mustafa, pasi rezulton të jetë autor i plagosjes së shtetasit Alban Muslia. Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Shkodrës, ku shkak është bërë një grindje e çastit brenda ambienteve të një lokali. Personi i plagosur është goditur me një plumb në këmbë dhe nuk ka paraqitur rrezik për jetën. Ndërkohë, policia lokale në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar dhe dy shtetas të tjerë Ergys Arkivani dhe Deni Baleci, pasi kanë përkrahur autorin e ngjarjes, duke i mundësuar atij largimin dhe fshehjen nga policia.

Ar.Ho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›