Mjeti rreshket nga ngricat, plagosen shoferi dhe pasagjeri
Ngricat janë bërë shkak për daljen nga rruga të një automjeti që lëvizte mbrëmjen e së premtes në aksin nacional që të çon përherë në qytetin e Pogradecit. Për pasojë, dy të rinj nga fshati Vërdovë, që udhëtonin me një makinë tip "Benz", janë plagosur rëndë. Mjeti tip "Benz" që drejtohej nga 25-vjeçari Emiljano Pllaha ka humbur kontrollin dhe pasi ka rrëshqitur në një moment shpejtësie dhe pamundësie për të shmangur përplasjen ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës nacionale. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leshnicës. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të 33-vjeçari Besnik Liçellari. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe sipas bluzave të bardha kanë pësuar fraktura në gjymtyrë nga rrëzimi i mjetit.
Ju.dh.