E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet e tokës bllokojnë rrugën nacionale

Rrëshqitja masive e tokës si pasojë e reshjeve të shumta të shiut ka shkaktuar bllokim të rrugës kombëtare Ballsh-Tepelenë. Për shumë orë gjatë mesnatës së të premtes aksi kombëtar ka qenë i bllokuar, ndërsa vargu i automjeteve në të dy kahët ka shkuar në disa km. Orët e para të mëngjesit kanë ndërhyrë autoritetet, të cilat kanë mundësuar hapjen e rrugës vetëm në një kah. Ndërkaq, pasditen e djeshme është bllokuar autostrada Fier-Lushnjë. Në hyrje të saj, në fshatin Mbrostar uji ka përmbytur rrugën, duke krijuar probleme në qarkullimin e makinave. Policia e qarkullimit rrugor ka ndërprerë trafikun, duke e devijuar nga rruga e vjetër e Kolonjës.

Ma. Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›