BE, Shqipërisë i refuzohet statusi, Fyle: Faji i politikës
BRUKSEL- Komisioni Europian nuk rekomandon për Shqipërinë dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE. Kriza e zgjatur poltike dhe progresi shumë i vogël në implementimin e 12 reformave të kërkuara janë shkaqet kryesore që detyrojnë KE-në të refuzojë të nisë negociatat me Shqipërinë, ndërsa i hap dritën jeshile Malit të Zi e Serbisë. Ndërsa Kosova nis në dhjetor dialogun për liberalizimin e vizave.
Mesazhi negativ, për Shqipërinë, i cili ishte paralajmëruar dhe pritej nga të gjithë shqiptarët, u përcoll fillimisht nga Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle përpara eurodeputetëve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian. Fyle prezantoi progres raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të marrin statusin e vendit kandidat, mes tyre dhe Shqipëria.
“Do të kisha dashur të shikoja më shumë progres. Vitin e kaluar identifikuam 12 prioritete. Progresi është penguar nga ngërçi politik e bojkoti parlamentar, Pavarësisht përpjekjeve ton apër të mbështetur progresin. Kohët e fundit kemi pasur sinjale pozitive se palët poltike do të rrisin bashkëpunimin. Është urgjente të nisin dialogun e të mbajnë një nivel bashkëpunimi që do të lejonte progresin në BE."- tha Fyle.
”Kemi arsye të shumta që Shqipëria nuk eci përpara”- tha më tej Fyle duke iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve, mes tyre dhe të eurodeputetit Kacin. “Ai është ngërci politik. Ajo që nevojitet është që qeveria të sigurojë kushte që procesi të jetë gjithpërfshirës, që opozita të luajë një rol konstruktiv.”- nënvizoi Fyle duke shprehur gadishmërinë e KE për të ndihmuar partitë politike që të tejkalojnë interesat personale për të arritur progres, për realizimin e reformës elektorale si dhe në zbatimin e 12 rekomandimeve të KE-së
Më pas Komisioneri Europian përcolli të njëjtin mesazh edhe përpara gazetarëve, në një konferencë për shtyp të organizuar dy orë pas takimit në Komisionin Europian.
"Në Shqipëri progesi u pengua nga ngërci politik i vazhdueshëm dhe nga zhvillimet e tjera konfrontuese. Kohët e fundit ka pasur sinjale pozitive se palët politike do të rinisin bashkëpunimin, kjo është urgjente, dhe mbajtja e një vije bashkëpunimi që do të lejonte progresin drejt integrimit në BE. Më lejoni të ritheksoj angazhimin tonë. vij nga PE, për të ndihmuar të gjitha palët në Shqipëri për të tejkaluar mosbesimet personale dhe për të gjetur bazën që qeveria të jetë e aftë për të krijuar kushtet që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe opozita të jetë partnere konstruktive në këtë proces."- deklaroi Komisioneri Europian i Zgjerimit.
Progres raporti vëren se Shqipëria është goditur nga një krizë e zgjatur poltike dhe ka bërë shumë pak progres në implementimin e reformave që KE i ka kërkuar. Ngërçi i vazhdueshëm politik është përmendur si arsyeja kryesore për refuzimin e statusit kandidat për në BE.
DEBATI NË PE PER PROGRES RAPORTIN E FYLE
Eurodeputeti Kukan e cilësoi progres raportin e Komisionit Europian si “jo shumë elokuent por një raport realist.”
“Dokumente të tilla duhet të jenë një kombinim i masave që duhen ndërmarrë për të përforcuar perspektivat europiane të vendeve në rajon. Na thoni cfarë duhet bërë që të ecë përpara integrimi?”
Eurodeputeti Countis shtroi pyetjen nëse do të ketë një raport të ri, të mëvonshëm për Shqipërinë, dhe nëse progresi është peng vetëm i ngërcit politik, apo dhe problemeve të tjera sociale dhe ekonomike të vendit.
Përfaqësuesi i KE-së në Tiranë, ambasadori Ettore Sequi pritet t'u dorëzojë sot zyrtarisht autoriteteve të larta shqiptare, progres raportin e hartuar për Shqipërinë, ndërkohë që në orën 19.00 në Qendrën e Informimit të BE-së ai do të dalë në një konferencë për shtyp. Një vit më parë në opinionin e tij për Shqipërinë, BE përcaktoi 12 prioritetet kyç, plotësimi i të cilave do të hapte rrugën që vendi të merrte statusin e vendit kandidat.
INTEGRIMI I VENDEVE TE TJERA TE BALLKANIT
Fyle e quajti këtë vit si të rëndësishëm për integrimin, duke pasur parasysh progresin e Kroacisë dhe dorëzimin e kriminelëve të luftës në Hagë. Ai e cilësoi procesin e zgjerimit si shumë të rëndësishëm, ndërsa inkurajoi partnerët dhe vendet e interesuara që të zgjidhin sa më shpejt problemet me të cilat ndeshen dhe për të cilat ndërkombëtarët e kanë thënë fjalën e tyre.
“Ka pasur zhvillime pozitive dhe jo shumë të mira sidomos mes Kosovës e Serbisë dhe këkojmë që bisedimet të nisin”- tha Fyle. Më pas Komisioneri europian
raportoi për progresin e secilit vend të Ballkanit Perëndimor.
FYLE: KOSOVA TE NIS NE DHJETOR DIALOGUN PER VIZAT
Fyle propozin fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave në dhjetor të 2011. Sfidë për Kosovën mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe reformimi i administratës. Fyle u ndal dhe në situatën në veri të Kosovës. “Ka pasur tensione në veri të Kosovës”- tha Fyle duke i kërkuar Prishtinës të nisë një “axhendë për veriun”.
Komisioni Evropian propozon që të nisë një dialog të strukturuar me Kosovën mbi sundimin e ligjit.
Në raport është theksuar se Kosova ka bërë përparime të kufizuara në pothuaj të gjitha fushat, por sfidë mbetet edhe më tej integrimi i serbëve të veriut, shtensionimi i situatës në veri, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimi i një administrate publike jopolitike, zbatimi i legjislacionit dhe sfida tjera që vazhdojnë ta përcjellin edhe më tej Kosovën.
Eurodeputetja Lunaçek tha se mirëpriste fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave në dhjetor për Kosovën.
FYLE PROPOZON HAPJEN E NEGOCIATAVE ME MALIN E ZI
“Ka punuar shumë. Kemi parë progres të vërtetë, duke përfshirë reformat gjyqësore, ligjin e medias, elektoral, antidiskriminimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Propozoj sot të hapen negociatat me Malin e Zi, por duhet të vazhdojë me reformat dhe të konsolidojë progesin. "- tha Fyle
FYLE: T’I JAPIM SERBISË STATUSIN KANDIDAT, BISEDIMET ME KUSHT
Fyle propozon dhënien e statusit të vendit kandidat, Serbisë, por nuk do të të hapë bisedimet zyrtare të pranimit, deri sa Serbia dhe Kosova të normalizojnë lidhjet e tyre. Bisedimet do nisin “në momentin kur Serbia të arrijë progres, kur të normalizojë marëdhëniet me Kosovën” – raportoi Fyle. Raporti vëren mungesën e progresit dhe për vende si Bosnje- Hercegovina e Maqedonia.
(s,g/BalkanWeb)