Numri i aksidenteve në punë duke u ulur

Referuar ndryshimeve ligjore në vitet e fundit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, Ministri Ksera vlerësoi se krahas miratimit të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë e Shëndetin në Punë, 2009-2013 dhe Ligjit “Për sigurinë dhe shëndetit në punë”, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre, po vazhdon procesi i ndërtimit të kapaciteteve të strukturave përgjegjëse inspektuese.
“Çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë nuk janë çështje e një Qeverie, as edhe një vendi të caktuar, u shpreh Ministri i Punës, ato janë çështje globale dhe si të tilla kanë tërhequr dhe tërheqin vëmendjen e organizmave ndërkombëtarë, qeverive, përfaqësuesve të punëdhënësve dhe punëmarrësve, duke i vendosur ata në një front të përbashkët për ngritjen e aksioneve që jo vetëm promovojnë të drejtat e punonjësve për një mjedis të sigurt, por edhe përcaktojnë detyrimet e secilit aktor për marrjen e masave parandaluese që garantojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo punonjësi në vendin e punës”.
Duke iu referuar Kongresit të XIX Botëror mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, mbajtur një muaj më parë në Stamboll, Ministri bëri me dije se, për herë të parë përfaqësuesit e 100 vendeve pjesëmarrëse pranuan që e drejta për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në punë duhet të njihet si e drejtë themelore e njeriut. “Pikërisht këtu duhet të fillojë edhe puna e gjithsecilit prej nesh, duke filluar nga politikëbërja e institucionet inspektuese, deri tek partnerët socialë”, deklaroi Ministri Ksera.
Sipas Ministrit, “siguria parandaluese dhe kultura shëndetësore nuk është e lehtë të arrihet menjëherë në të gjithë sektorët e punësimit në rang kombëtar, ndaj puna jonë duhet të fokusohet në realizimin e programeve specifike të sigurisë dhe shëndetit, të cilat të jenë të suksesshme në nivel ndërmarrjeje, gjw që arrihet vetëm nëpërmjet një angazhimi të lartë menaxhimi dhe pjesëmarrjes aktive të punëtorëve, prandaj në këtë fushë roli dhe angazhimi i partnerëve socialë është i një rëndësie të veçantë”.
Në fund, Ministri kërkoi nga partnerët vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh, punëdhënës-punëmarrës, për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në bazë ndërmarrje, për të realizuar kështu qëllimin final, sigurimin e kushteve optimale të punës për të gjithë punonjësit.
Qëllimi i Konferencës ishte rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve, partnerëve dhe shoqërisë për nevojën e marrjes së masave për parashikimin dhe parandalimin e dëmtimit të shwndetit dhe jetës në mjedisin e punës. Kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, znj.Vikrita Çuto, u ndal në rolin e këtij institucioni për inspektimin e kushteve të punës dhe përpjekjet që po bëhen për fuqizimin e strukturave të tij, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët social për marrjen e masave parandaluese për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve. Sipas Kryeinspektores Çuto, vitet e fundit numri i aksidenteve në punë ka ardhur në ulje, por sektorë problematike mbeten ndërtimi, energjitika (KESH), minerar dhe ai prodhues.
2011-10-12 15:47