Plagoset 19-vjeçari pas një grindjeje banale
02/12/2011 Autori largohet, shpallet në kërkim
SHKODER- Një i ri nga fshatrat e Shkodrës ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një grindjeje të çastit me një shtetas tjetër. Burimet policore shprehen se i plagosuri është shtetasi 19-vjeçar, E. Lici, banues në fshatin Golem, të komunës Rrethina të rrethit të Shkodrës. Të njëjtat burime shprehen se rreth orës 13:00, shtetasi Lici ka qenë duke pirë kafe në një lokal të fshatit Golem, kur një shtetas në moshë të re, në gjendje të pirë, kishte filluar të debatonte me të. Pas debatit mes dy të rinjve ka plasur një debat i ashpër me sharje dhe fyerje derisa kanë dalë jashtë lokalit për t’u përleshur me njëri-tjetrin. Në përleshje e sipër shtetasi Lici është qëlluar në këmbë me një armë zjarri pistoletë. I plagosuri është rrëzuar përtokë, ndërsa i riu tjetër është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kalimtarë të rastit e kanë dërguar të plagosurin Lici në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi forcat e policisë. Burimet policore shprehen se është arritur të identifikohet autori dhe po punohet për kapjen e tij. V. A