Vritet me kallash biznesmeni, plagosen 2 kalimtarë
02/12/2011 Ngjarja në xhiron kryesore të qytetit, panik tek qytetarët. Flet njëri nga të plagosurit
FIER- Breshëri automatiku në qendër të qytetit të Fierit. Vritet biznesmeni i ndërtimit, ndërsa dy kalimtarë u plagosën në lagjen “11 janari” pikërisht në rrugën “Ramiz Arantiasi”.
Viktima, sipas policisë, është shtetasi Spartak Xhaho, 40 vjeç nga fshati Zhupan i rrethit të Fierit. Policia bën me dije se viktima është qëlluar nga një distancë e afërt për vdekje me plumba automatiku teksa ishte duke ecur në bulevardin kryesor të qytetit pranë lagjes “11 Janari”.
Vrasja
Ngjarja u shënua rreth orës 18.00 në vendin e quajtur ish-hotel “Vjosa”. Mbi viktimën 40 vjeç, Spartak Xhaho janë zbrazur 14 plumba automatiku, të cilat e lanë të vdekur në vend, si dhe u plagosën 2 kalimtarë të rastit, Leonard Toli dhe Dritan Yzeiri. Ngjarja ndodhi në një zonë tepër të populluar që aktualisht përdoret edhe si vend tregtimi. Gjithçka e ndodhur është shoqëruar me panik dhe pasiguri tek qytetarët banorë të zonës, por edhe kalimtarë të shumtë që në këtë orë po bënin xhiron e mbrëmjes. Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për policinë se viktima po kalonte i vetëm në rrugë në xhiron tradicionale në këtë zonë. Një automjet me ngjyrë të zezë, i papërcaktuar ende si tip, brenda të cilit mendohet se kanë qenë dy vetë, ka qëlluar me breshëri në drejtim të objektivit duke e shoqëruar këtë masakër edhe me ulërima dhe bërtitje të pakontrolluara të kalimtarëve. Autorët duke parë edhe situatën janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës “Aulona”, rrugë që lidh Fierin me qytetin e Vlorës.
Kalimtarët
“Ishte një tmerr i vërtetë”,-thotë një kalimtare e rastit, dëshmitare okulare. Në mes të qytetit një vrasje?! Një zallamahi dhe rrëmujë që nuk e përshkruaj dot. Pashë një trup njeriu përtokë dhe njerëz që vraponin të tmerruar pranë tij. Kushdo në ato çaste mund të rrezikonte jetën. Breshëri fund kallashnikovi. Mund të kalonin edhe fëmijë. O zot, tmerr!”, thotë Kadrije Rama banore në këtë lagje. Paniku, sipas burimeve nga vend i ngjarjes, u shtua kur pas ekzekutimit të 40-vjeçarit, u mësua edhe plagosja e dy kalimtarëve që ishin pranë tij, Dritan Yzeirit, 35 vjeç, që mori dy plumba në shpatull dhe në parakrah dhe Leonard Toli, 26 vjeç me plumba në të dyja këmbët. Ky i fundit në gjendje të shokuar mezi ka mundur të thotë pak fjalë në lidhje me ngjarjen.
I plagosuri
“Isha duke kaluar në rrugë në hallin tim, ka pohuar Toli, po shkoja në shtëpi, diku aty te hotel “Vjosa” dhe pranë më kalon një mjet dhe gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë. Ndjej dhimbje tek këmbët dhe rashë pa ndjenja. U përmenda në spital”. Menjëherë pas kasaphanës është lajmëruar policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Policia e Fierit ka shoqëruar trupin e viktimës për në morg dhe të plagosurit për në spital, ndërsa ka këqyrur nga afër të gjitha shenjat e lëna në këtë ngjarje makabër. Policia ka marrë nga vend i ngjarjes gëzhojat, si dhe me grupe të gatshme të punës ka vendosur postblloqe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Sipas hetimeve të para rezulton se plumbat e kanë prekur viktimën në të gjithë trupin dhe në kokë.
Viktima
Viktima Spartak Xhaho prej pak muajsh punonte në ndërtimin e një pallati pikërisht aty ku edhe ndodhi vrasja. Pikërisht kjo ka qenë edhe pista kryesore për të cilën kanë nisur hetimet. Blutë konfirmojnë se po shihet aktiviteti i viktimës për të zbuluar autorët e ngjarjes së rëndë. Sipas burimeve nga policia, tashmë janë dy pista kryesore ato tek të cilat do të mbështet hetimi, njëra është hetimi mbi një konflikt pronësie për tokën ku ndërtohej pallati diku në afërsi të hotel “Vjosës” dhe tjetra më pak e besueshme, sipas bluve ajo e konkurrencës në biznesin e ndërtimit. Megjithatë, policia do të shtrojë hetimet duke mos përjashtuar asnjë pistë të mundshme të dyshuar. Spartak Xhaho ishte baba i dy fëmijëve. Ai ka pasur një pikë ku shpërndante materiale ndërtimi, kryesisht beton, ndërsa nuk njihet si person me precedentë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë treguar se Xhaho ishte person i qetë dhe nuk sillte probleme në zonën ku jetonte. Madje njihet si person që ka ndihmuar shumë qytetarë me probleme sociale dhe ekonomike.