E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 25-vjeçari, në kërkim autori

Vazhdon të jetë ende i lirë autori i plagosjes së 25 vjeçarit, Denis Shena mbrëmjen e djeshme. Megjithë postblloqet e ngritura në të gjitha akset e qarkut Gjirokastër, policia nuk ka mundur të vërë në pranga autorin e kësaj ngjarje. Sipas të dhënave është bërë  mundur identifikim i tij, por të dhënat nuk bëhen publike për shkak të hetimit. Gjithashtu janë vënë në dijeni edhe drejtoritë fqinje të policive, Saranda, Fieri për të bërë të mundur arrestimin e tij. Burime konfidenciale të policisë pohojnë se motivi i ngjarjes ka qenë një larje hesapesh të vjetra. Ngjarja ndodhi në orën 10 të darkës në Kalanë e Tepelenës. Aktualisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pranuar për policinë që e njeh personin që ka shtënë mbi të me dy plumba. Ai është plagosur me nga një plumb në secilën këmbë dhe vazhdon të kurohet nga bluzat e bardha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›