Policia nderkombetare rimerr gjykatat
Policia nderkombetare ka marre nen kontroll gjykatat ne pjesen veriore te Mitrovices, te cilat qe prej 14 marsit mbaheshin nen kontroll prej serbeve te veriut. Njesite speciale te policise nderkombetare, te ndihmuara edhe nga trupa te forcave paqeruajtese kane nderhyre, duke arrestuar 53 persona, qe te gjithe pjesetare te pakices serbe.
Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, qysh me daten 14 mars, kur serbet u futen ne gjykata ne pjesen veriore te Mitrovices u pati dhene urdher policise qe t'i largojne menjehere ata nga gjykatat. Por policise iu deshen tri dite qe te koordinoje operacionin dhe te largoje protestuesit. Joakim Ryker kishte paralajmeruar se protestuesit serb kishin kaluar vijen e kuqe dhe premtoi se askush ne Kosove nuk do te lejohet qe te shkele rendin dhe ligjin.
Reagimet
SEJDIU:
"Sulmi brutal i protestuesve ndaj mbrojtesve te rendit dhe ligjit deshmoi boterisht se uzurpatoreve te Gjyqit te Qarkut ne Mitrovice u pengon se tepermi ligjshmeria, paqja dhe stabiliteti ne Kosove. Qytetaret e Kosoves te mos bien nen ndikimin e provokimeve, qe kane per qellim te prishin stabilitetin"
KFOR:
"Forcat paqeruajtese te NATO-s do te reagojne me vendosmeri ndaj cdo dhune ne Kosove ne pajtim me mandatin e Kombeve te Bashkuara per operacionin e saj. "NATO denon fuqishem dhunen ne veri te Kosoves, kurse KFOR-i do te kunderpergjigjet ndaj cdo akti dhune"
GJERMANIA:
"Gjermania pret qe forcat nderkombetare te vene nen kontroll situaten ne veri te Kosoves. Berlini, nuk e konsideron si opsion ndarjen e Kosoves"
BRITANIA E MADHE:
"Ne i denojme totalisht keto veprime te dhunshme te drejtuara kunder personelit te KB dhe NATO-s, qe kane per qellim t'i pengojne per ta kryer punen e tyre. Ne e kuptojme sa e veshtire eshte pavaresia e Kosoves per Serbine dhe per serbet e Kosoves, por shqetesimet e verteta t'i adresojne permes dialogut politik"
KE:
"Jemi shume te shqetesuar per situaten e tensionuar ne veri te Mitrovices. Shprehim keqardhje per sulmet kunder policise se Kombeve te Bashkuara dhe personelit te KFOR-it. Dhuna nuk eshte opsion. Te gjitha palet duhet te punojne bashke qe te ndertojne Kosoven shumetnike te bazuar ne sundimin e ligjit dhe respektit per demokracine"