E Diel, 1 Nëntor 2026

Arreston 2 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes & 2 Administratorë për korrupsion

 

Gjykata e Tiranës ka lëshuar fletë arrestin për 4 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, të akuzuar për korrupsion . Pas hetimeve të para u janë vendosur prangat shtetasve : Shkëlzen Madani, Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes.Kolonelin Kadri Suli, Komandant i Brigadës së furnizimit në strukturat e Forcave të Armatosura , Aurela Çota përfaqësuese e shoqërisë "NitromakAlbania SHPK" ,dhe Fredinand Hodon Administrator i Shoqërisë "Geoconsult SHPK". Arrestimi u bë sot reth orër 19.00 . Arestimet janë vijushmëri e një hetimi të nisur që në janar të vitit 2008. Prokuroria nga hetimet e deri tanishme do të ngrejë mbi të arrestuarit akuzën e korrupsionit në bashkëpunim ku e dëmtuar është Ministria e Mbrojtjes dhe më saktësisht , Sektori i Menaxhimit të Mallrave Ushtarakë. Hetimet vazhdojnë dhe dyshohet se në këtë akuzë do të përfshihen edhe persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›