E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj kunder ndryshimeve, abstenon ne Kryesine e PS

Kryesia e Partise Socialiste u mblodh dje per te marre nje vendim perfundimtar mbi paketen e amendimeve kushtetuese. Sikurse dihet keto amendamente kishin si qellim disa ndryshime kushtetuese ne sistemin politik dhe ne ate zgjedhor. Por, gjate mbledhjes se kryesise socialiste, duke iu referuar pikerisht ndryshimeve ne sistemin politik, anetari i ketij forumi, njekohesisht dhe deputet i PS-se, Arben Malaj ka shfaqur rezervat e tij. Madje, ishte i vetmi ze abstenues ne kete mbledhje. Keshtu, socialisti Malaj, duke sqaruar qendrimin e tij, eshte bazuar ne menyren se si jane paraqitur keto propozime ne Komisioni e Ligjeve nga ana e PD-se. Njekohesisht, Malaj ka shfaqur rezerva dhe per kohen e shkurter, gjate te ciles u diskutuan dhe u miratuan keto ndryshime. Por, fryma qe perfshiu te gjithe takimin, njekohesisht dhe fjalen e kryetarit te PS-se, Edi Rama, kishte te bente pikerisht me respektimin deri ne fund te nje qendrimi konsekuent nga ana e selise roze. Per kete arsye vendimi politik i ketij forumi e me pas ai i Grupit kuvendor te PS-se, konsistonte ne nje votim unik pro paketes. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›