Plagoset me thikë, 21-vjeçari shqiptar
Autori i Lajmit: red.
Plagoset një 21-vjeçar shqiptar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Xhenovas, në Itali. I plagosuri ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën. Ai është plagosur në krah dhe në stomak nga persona të panjohur. Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm që e kanë gjetur dhe e kanë çuar në spital, pasi kishte humbur shumë gjak. Emri i tij, nuk është bërë i ditur nga policia. Sipas të dhënave të policisë së shtetit fqinj, ende nuk ka ndonjë person të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. I plagosuri gjendet në spitalin në rrugën “Villa Scassi di Sampierdarena”, në gjendje të rëndë. Policia nuk ka mundur ti marrë ndonjë dëshmi, për shkaqet që mund të ketë ndodhur ngjarja, apo personat që e kanë qëlluar, pasi ai nuk mund të flasë. Kanë nisur hetimet për këtë ngjarje, por deri më tani, nuk është ndaluar asnjë person, si i dyshuar, apo si autor i mundshëm.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008