Vjedh trajlerin në Itali, ndalohet në Kamëz
Autori i Lajmit: red.
Vjedhja e autoveturave dhe fuoristradave, që deri tani ishte një problem i përhershëm shqetësues për policinë shqiptare, është vënë në “sfidë” nga vjedhja e guximshme e një trajleri gjigant së bashku me rimorkion e tij. Plaçkitja spektakolare është kryer në Itali. Trajleri tip “Man”, me targa si dhe rimorkio e saj, janë futur në territorin shqiptar, mesa duket pa kurrfarë problemi. Madje mjetet janë zhdoganuar dhe i janë vendosur dhe targa.
Policia e Tiranës, me anë të informacioneve nga Italia, arriti të bjerë pa shumë vështirësi në gjurmë të mjeteve të rënda të transportit që u gjetën në Kamëz dhe mbanin targat TR 6719 P.
“Pas sekuestrimit të mjeteve dhe dokumentacionit shoqërues, ne dërguam materialet në Prokurori, për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”, në ngarkim të 37-vjeçarit Fatos Spaho, lindur në Pogradec dhe banues në Kamëz, deklaroi policia e Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008