E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, tre viktima në 24 orë

Autori i Lajmit: red.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të lënduar rëndë dy të tjerë. Aksidentet rrugore dhe në punë i morën jetën dy personave dhe lanë të dëmtuar dy të tjerë. Një vajzë 7-vjeçara ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë, ndërsa një 52-vjeçar ka humbur jetën ku i është afruar një eskavatori, në kohën që ky i ufndit po shtronte disa tuba në rrugë. Dy të lënduarit ndodhen në spitale në gjendje kritike për jetën. Luftën me vdekjen ka humburi një punëtor 52-vjeçar në segmentin rrugor të autostradës Durrës-Kavajë. Ylli Sheshi, banues në Gosë të Kavajës, ishte duke punuar aty, kur iu afrua një ekskavator, i cili ishte duke punuar për shtrimin e tubave në rrugë. Ekskavatori drejtohej nga Bujar Shima, 54 vjeç, lindur dhe banues në Kuçovë. Policia bëri të ditur se Shima ka aksidentuar rëndë punëtorin Sheshi, si pasojë e shkeljes së rregullave të sigurimit teknik duke i shkaktuar atij vdekjen. Një tjetër viktimë aksidenti rrugor ishte dhe 60 vjeçari banues në Tiranë, Mentor Malollari. Ngjarja që i mori jetën mesoburrit ndodhi në rrugën “Jordan Misja”, në afërsi të ish - Uzinës Dinamo, dje gjatë orëve të vona të natës. Hetuesit pohuan se incidenti tragjik ndodhi kur i dëmtuari po lëvizte me biçikletë në drejtim të kundërt me automjetin, kamion tip “Benz”, me targa KR 7093 A, drejtuar nga 38-vjeçari nga Thumana Betim Farruku, i cili dhe dyshohet se ka aksidentuar Mentor Malollarin. Në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, Besim Cani, 29 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, duke qarkulluar me automjetin e tij, një kamion tip “Benz”, me targa TR 8153 K, ka aksidentuar 60 vjeçaren Vashe Brinja, 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Po gjatë ditës së djeshme Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një kamion e ka përplasur e më pas e ka tërhequr zvarrë. Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan -Librazhd, në fshatin Labinot.Një kamion me targa TR 3608 ka tërhequr për disa metra zvarrë një motoçikletë që drejtohej nga 70-vjeçari Ahmet Hoxha,
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dje drejtuesin e një automjeti që aksidentoi me vdekje një vajzë 7-vjeçe.
Sipas burimeve policore mësohet se vajza Enda Bishanaku, me banim në lagjen “Guerile” ka qenë duke luajtur para shtëpisë, kur një makinë që ka qenë duke kaluar aty e ka përplasur përtokë.
Mësohet se vajza pas përplasej nga makina ka arritur të ngrohet dhe ashtu të shkojë në shtëpi, tek prindërit. Prindërit, të shqetësuar e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku mjetet e kanë future në trajtim intensive, por vajza nuk ka mundur të mbijetojë. Ajo ka ndërruar jetë, në mesnatë, vetëm pak çaste pas mbërritjes në spital. Dje policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Xhenerin Lulati, nga Bajza.

Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›