Plagoset në burg, ish kryetarii komunës në gjendje kritike
Të tjera rreth shkrimit Muja kërkohej për drogë nga italianët
SHKODËR -Pak ditë pas arrestimit, qëllohet me armë të ftohtë në dhomën e paraburgimit, ish kryetari i komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.30 në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ku Muja po vuante dënim prej 40 ditësh burg, dhënë nga gjykata 2 ditë më parë. Sipas burimeve policore, Muja është qëlluar nga shoku i tij i qelisë, Xheladin Kruja, i cili është dënuar me 12 vite burg pas vrasjes së dy vëllezërve.
38-vjecari i plagosur është dërguar në spitalin ushtarak ku sipas burimeve spitalore ndodhet në gjendje kritike për jetën.
NGJARJA
Muja ka qenë duke dhënë një prokurorë për avokatin e tij, Ardian Visha në dhomën e takimit. Pasi ka mbaruar procesi, Kleves Muja është çuar dhe I shoqëruar nga policët është nisur drejt qelisë së tij. Në këto momente, Xheladin Kruja e ka goditur Mujën në qafë me një mjet të mprehtë duke i prekur damarët.
(en/shqiptarja.com)