E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset ne mal bariu 14-vjecar

Mirdite- Nje bari i mitur eshte plagosur ne mal teksa ruante bagetite e tij dhe gjendej ne shoqerine e shokeve te tjere. Ilir K., vetem 14 vjec, ka marre ne plumb "Kallashnikovi" ne pjesen e legenit, qe i ka pershkuar trupin tej per tej dhe i rrezikoi jeten. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ne fshatin Domgjon te komunes se Fanit, kurse rrethanat dhe autori mbeten ende mister. Kane qene vete shoket e nxenesit te klases se shtate qe i erdhen ne ndihme duke e mbajtur ne krah per nje ore, derisa e kane derguar ne qendren mjekesore te Fanit, ku eshte mjekuar nga Gjon Lleshi. Me tej i plagosuri eshte derguar me urgjence ne spitalin e Rreshenit, ku per dy ore eshte mbajtur ne sallen e operacionit nga mjeket Gjovalin Bushi, Bardhok Doda dhe Preng Simoni. Sipas kirurgut Bushi, plumbi ka pershkuar pjesen e trupit te te miturit. Policia ka mundur qe te shkoje ne vendngjarje dhe po vijon hetimin per rrethanat e plagosjes. Dyshohet se krimi mund te jete kryer nga pakujdesia prej shokeve, ndersa disa muaj me pare, ne Koder Spac mbeti i vrare ne rrethana te paqarta edhe nje bari 19-vjecar.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›