E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylber Asllani: Kultivoni dhe ruani muziken tone popullore

C'do te thote per ju te ishit pjese e nje recitali si ky?

Per ne eshte nje nder i vertete si Ansambel, si "Corona" dhe te gjithe bashkepunetoret qe kemi ardhur ketu, bashke me solistet, qe jemi ftuar nga Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore, qe te jemi pjese e koncertit te mikut dhe kolegut tone, Gezim Alimehmetajt, Xhimi sic e quajme ne. Natyrisht qe ne jemi perpjekur maksimalisht te korrespondojme me programin qe ka Ansambli ne repertor, duke sjelle disa kenge tipike kosovare.

Kenget kosovare me te cilat u prezantuat ju, jane te njohura per publikun shqiptar?

Besoj se jane te njohura per publikun, te pakten nje pjese e tyre. Ka kenge qe kendohen edhe nga kengetare ne Shqiperi, mendoj se jane te njohura, me perjashtim te dy kengeve qe ishin te reja, te kompozuara enkas per keta kengetare dhe kete eveniment.

Sa u perket kengetareve qe u perzgjedhen, pse ishin pikerisht ata?

Kengetaret qe ne ftuar te ishin pjese e ketij koncerti ishin pa dyshim kengetaret me te mire qe kultivojne muziken e mirefillte popullore shqiptare, gje qe kohet e fundit nuk po ndodh shume as te ne, e as te ju. Keshtu, jemi munduar qe atyre t'u leme nje hapesire dhe kontributi yne, sadopak i vogel, te permbaje perpjekjet tona maksimale per te ruajtur vleren e muzikes se paster popullore.

Sa kengetare ishin me ju ne kete eveniment?

Ne koncert ishim me ne pese kengetare si mysafire, pervec Bujar Cicit nga Tirana. Pala shqiptare pati me kete koreografine, jemi marre vesh paraprakisht per permbajtjen e valleve. Programi mendoj se ishte koordinuar shume mire, nderkohe qe valltaret nderronin veshjet, ne performuam nga dy kenge.

Per ju kjo nuk eshte hera e pare qe vini ne Shqiperi, keni qene ketu edhe me pare.

Eshte hera e katert ose e peste qe une vij ne kete salle per te performuar. Gjej rastin te falenderoj nga zemra drejtorin e Teatrit te Operes dhe Baletit, Zhani Cikon, per mundesine qe na ka dhene te jemi prane publikut shqiptar, gje per te cilen i jam shume mirenjohes. Te gjithe artdashesve do t'u thoja duheni, ruajeni dhe kultivojeni muziken tone popullore, qe ka vlera te pacmueshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›